• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHËRIM TË SHPEJTË…”/ Çfarë ndodhi në seancën kundër Ilirjan Hasanajt
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHËRIM TË SHPEJTË…”/ Çfarë ndodhi në seancën kundër Ilirjan Hasanajt

18 October, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që akuzohet për plagosjen e shefit të policisë bashkiake në Malisinë e Madhe, është lënë në burg. Gjykata në seancën e zhvilluar sot ka vendosur që 19-vjeçari të qëndrojë në masën “arrest në burg” deri në përfundim të hetimeve.

Tvklan.al mëson se avokati mbrojtës i Hasanajt ka rrëzuar dëshminë e klientit të tij të marrë nga Policia e Shtetit. Në sallën e gjyqit avokati ka thënë se ai nuk ka qenë i pranishëm gjatë marrjes së dëshmisë dhe në bazë të Kodit të Procedurës Penale, dëshmia nuk është e vlefshme.

Ndërkohë 19-vjeçari ka heshtur para togave të zeza dhe të vetmet fjalë që ka thënë kanë qenë: Uroj shërim të shpejtë të plagosurve.

Nga ana tjetër avokati ka kërkuar verifikim të gjendjes shëndetësore të klientit të tij dhe ka kërkuar një masë më të butë “arrest në shtëpi”, por gjykata nuk ka pranuar dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në burg po ashtu është lënë edhe Verzan Bajrakutaj, kushëriri i 19-vjeçarit, pasi akuzohet se e ndihmoi për t’u larguar nga vendngjarja.

19-vjeçari Hasanaj u vetëdorëzua dy ditë më parë dhe pranoi krimin përpara uniformave blu. Ilirjan Hasanaj u shpreh se e qëlloi shefin e Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj, për një konflikt pronësie që kishte dëgjuar nga babai i tij. Sipas tij, atentatin nuk e kishte bërë me paramendim.

Policia ka dyshime mbi variantin e kësaj ngjarje pasi i riu mund të jetë përdorur nga persona të tjerë si vrasës me pagesë. Nga të shtënat me armë mesditën e 11 Tetorit, mbetën të plagosur Mentor Hasanaj dhe babai i tij Xhelal Hasanaj, teksa të dy udhëtonin me makinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Banalizimi i debatit për plehrat
Previous article ASTRIT PATOZI/ Një mënyrë për ta respektuar tamam Shkullakun

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT