• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NUK MBAJTËN MASKË/ Ja sa qytetarë u GJOBITËN sot. Të pabindurit u shoqëruan në… (SHIFRAT)
Home
Breaking News

NUK MBAJTËN MASKË/ Ja sa qytetarë u GJOBITËN sot. Të pabindurit u shoqëruan në… (SHIFRAT)

18 October, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nuk mbajtën maskën, gjobiten 356 qytetarë në 24 orë! 7 shoqërohen në Komisariat, se nuk iu bindën policisë.

“Vijojnë në të gjithë vendin, kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid. Krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, punonjësit e Policisë kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. 

Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar një ulje të ndjeshme të qytetarëve që nuk zbatojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të maskës. Shumica e qytetarëve, edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, edhe gjatë ditës së sotme i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 356 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Edhe numri i qytetarëve që kanë tentuar t’i shmangen masës administrative duke mos i dhënë gjeneralitetet punonjësit të Policisë, kur janë konstatuar pa vendosur maskën, është ulur gjatë 24 orëve të fundit. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit ka rritur prezencën e shërbimeve të Policisë me uniformë dhe të punonjësve të Policisë Kriminale në territor, të cilët vijojnë patrullimet dhe kontrollet në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe monitorimin e masave anticovid, të cilat parandalojnë përhapjen e këtij virusi.

Policia e Shtetit falënderon edhe njëherë qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse  për parandalimin e  infektimit me COVID-19.

Ndërkohë, Policia e Shtetit fton qytetarët që të mbështesin dhe të bashkëpunojnë më shumë me Policinë, të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri që cenon rendin e sigurinë, jetën dhe pronën e qytetarëve, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Punëtorët e Sharrës PËRPLASEN me Këlliçin e Zhupën: Kam punuar me Bashën e paguheshim me 30 lekë, pse nuk erdhët atëherë...
Previous article SHPËRTHIM FANTASTIK NË HOLANDË/ Armando Broja i papërmbajtshëm, realizon dopietë në kampionat

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË MALIQ/ 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

EMRAT/ 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra” Aktualitet

EMRAT/ 31 masa “Arrest në burg” në Tiranë, ja kush janë personat e operacionit “Shkolla të Pastra”

SHISNIN DROGË NË SHKOLLAT E TIRANËS/ Identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet Aktualitet

SHISNIN DROGË NË SHKOLLAT E TIRANËS/ Identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT