• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË GJERMANI/ Kancelarja Merkel u bën thirrje gjermanëve për disiplinë
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI NË GJERMANI/ Kancelarja Merkel u bën thirrje gjermanëve për disiplinë

18 October, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka apeluar tek disiplina e qytetarëve gjermane në luftë kundër përhapjes së virusit Corona. “Takohuni me sa më pak vetë, brenda apo jashtë shtëpisë. Ju lutem: mos kryeni asnjë udhëtim që nuk është patjetër i nevojshëm, hiqni dorë nga çdo festim që nuk është patjetër i nevojshëm. Qëndroni, nëse është e mundur, në qytetin tuaj”, u shpreh Merkel në video-podcastin e saj javor.

“E di, se kjo nuk tingëllon vetëm e ashpër, dhe në raste të veçanta madje është shumë e vështirë të heqësh dorë nga disa gjëra”, pranon Merkel, por kjo do të jetë vetëm për një kohë të caktuar, e në fund të fundin njerëzit në Gjermani e bëjnë këtë edhe për veten e tyre. “Për shëndetin e vet dhe të gjithë atyre, që mund t’ua kursenim sëmundjen. Për atë që sistemi ynë shëndetësor të mos mbingarkohet, që shkollat dhe kopshtet të qëndojnë të hapura. Për ekonominë tonë dhe vendet tona të punës.”

Pandemia po përhapet me shpejtësi

Se si do të jetë ky dimër, si do të jenë krishtlindjet tona, kjo vendoset këto ditë dhe javë, tha Merkel. “Këtë e vendosim ne me sjelljen tonë”, është shprehur kancelarja gjermane, e cila në video-mesazhin e saj javor ka vlerësuar kujdesin e gjermanëve që duke respektuar rregullat bënë që Gjermania të përballojë krahasimisht mirë pandeminë në gjysmën e parë të vitit.

Ajo vlerësoi edhe punën e zyrave të shëndetësisë, por theksoi, se nëse pandemia përhapet kaq shpejt, nuk do mund të identifikohen dot kontaktet. Që këtë javë po bëhet e qartë, se kemi arritur në “një fazë serioze të pandemisë”, tha Merkel. “Ditë për ditë po rritet shpejt numri i infektimeve të reja. Pandemia po përhapet me shpejtësi, më shpejt se në fillim, para një gjysmë viti.”, shpjegon Merkel.

Pas një vere krahasimisht të relaksuar, para nesh qëndrojnë muaj të vështirë, tha Merkel. Tani duhet bërë gjithçka që virusi të mos përhapet në mënyrë të pakontrolluar. “Këtë moment llogaritet çdo ditë”, tha Merkel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM NË FORMË, ËNDËRROJ FTESËN NGA KOMBËTARJA"/ Mesfushori Rroca: Në Shqipëri nuk paguheshim kur luanim
Previous article NISIN SËRISH LUFTIMET/ Armenia akuzon Azerbajxhanin për shkelje të armëpushimit të ri

Delo.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT