• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTIME TË ASHPRA/ Sulmi me raketa në Nagorno Karabak i merr jetën të paktën 13 personave
Home
Nderkombetare

LUFTIME TË ASHPRA/ Sulmi me raketa në Nagorno Karabak i merr jetën të paktën 13 personave

17 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Një sulm me raketë në orët e para të 17 tetorit, në një zonë të banuar në qytetin Ganja të Azerbajxhanit, ka lënë të vrarë 13 persona dhe ka plagosur mbi 50 të tjerë, tha Ministria e Emergjencave.

Ekipet emergjente dhe qytetarët po punojnë ende në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat, raporton Shërbimi i Azerbajxhanit i Radios Evropa e Lirë. Nga ky sulm janë goditur shtëpitë e të paktën 20 familjeve.

Edhe një tjetër raketë goditit – pothuajse në të njëjtën kohë – qytetin Migacevir, ku gjendet një digë e madhe. Ende nuk ka konfirmim nëse diga është dëmtuar nga ky sulm.

Sulmet me raketa vijnë disa orë pasi raportua për luftime të reja ndërmjet forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë në dhe përreth rajonit të Nagorno Karabakut, duke shënuar një përshkallëzim të ri të konfliktit në këtë rajon të shkëputur.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme të reja, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, që u ndërmjetësua nga Rusia.

Baku dhe Jerevani kanë pretenduar se kanë korrur fitore në luftimet në Nagorno Karabak, një territor që banohet me rreth 150,000 etnikë armenë.

Luftimet nisën më 27 shtator.

Ka frikë se ky konflikt ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, që po zgjat me dekada, mund të përfshijë edhe Turqinë dhe Rusinë.

Nagrono Krabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por është i banueshëm me shumicë etnike armene, që mbështeten nga Jerevani zyrtar.

Udhëheqësia de fakto e këtij rajoni, ka raportuar për 29 të vdekur më 16 tetor, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga luftimet të arrijë në 633.

Qeveria e Azerbajxhanit nuk jep të dhëna për pjesëtarët e vrarë të ushtrisë, por para sulmeve me raketa në Ganja tha se 47 civilë janë vrarë./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT E BASHËS PËR INCERENATORIN E ELBASANIT/ Drejtori: Hajdeni në çdo kohë dhe faktojeni! Funksional që nga 2016! S'ka asnjë...
Previous article ZELANDË E RE/ Kryeministrja më e suksesshme në luftën ndaj pandemisë, siguron mandatin e dytë

s.autor

Postime të ngjashme

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare Botë

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj Botë

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme Botë

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT