• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Belgjika mbyll restorantet dhe vendos orë policore
Home
Nderkombetare

RRITJA E RASTEVE ME COVID-19/ Belgjika mbyll restorantet dhe vendos orë policore

16 October, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Belgjika ka marrë vendim të premten që të mbyllen të gjitha kafenetë dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore, teksa tenton të luftojë rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve me koronavirus. Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka bërë të ditura këto masa, të cilat do të nisin së zbatuari nga dita e hënë, pas takimit me ekipin për kriza të Qeverisë belge, duke paralajmëruar se sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale”.

Me më shumë se 10,300 vdekje nga popullsia me 11.5 milionë banorë, Belgjika është një prej vendeve të prekura së më keqi nga ky virus në Evropë. “Javë pas jave, të dhënat janë duke u dyfishuar, është një rritje eksponenciale”, ka thënë De Croo në një konferencë në media. Rajoni i qytetit të Brukselit ka urdhëruar baret dhe kafiteritë që të mbyllen javën e kaluar, mirëpo njoftimi i së premtes zgjeron masën në gjithë vendin.

Kufizimet e reja përfshijnë edhe orën policore nga mesnata deri në 5 të mëngjesit – me qëllim të parandalimit të njerëzve që të organizojnë ndenja nëpër shtëpi, si dhe ndalim të shitjes së alkoolit pas orës 20:00.

Puna nga shtëpitë duhet të “bëhet norma e re” ka thënë De Croo, derisa teatrot dhe kinematë janë të lejuara të qëndrojnë të hapura, duke respektuar distancën fizike. Autoritetet shëndetësore belge kanë regjistruar 191,959 persona të infektuar me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia atje. Prej tyre 10,327 pacientë kanë vdekur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET PRESIDENTCIALE NË SHBA/ Obama pritet të marrë pjesë në fushatën e Biden në Filadelfia
Previous article MESFUSHORI I KOMBËTARES NUK PËRMBAHET/ Ndoj ndëshkon ekipin e Dermakut dhe i dërgon mesazh Rejas (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika Botë

PARALAJMËRON IRANI: Ngushtica e Hormuzit nuk do të hapet pa ndryshuar qëndrim Amerika

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë Botë

MANDATI I TRETË NË 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT