• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Protestat e dhunshme në Iran, shkon në 23 numri i viktimave
Home
Nderkombetare

Protestat e dhunshme në Iran, shkon në 23 numri i viktimave

2 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 janë arrestuar në protestat kundër regjimit në Iran që janë duke vazhduar nga dita e enjte, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratave të zyrtarëve dhe lajmeve në mediumet e vendit, katër persona kanë humbur jetën në Dorud të provincës Loristan, dy në Ize të provincës Huzistan, tre në Tujserkan të provincës Hemedan, tre në Shahin Shehr në provincën Isfahan, tre në qytetin Humejnishehr, një në qytetin Nexhef Abad dhe gjashtë në Gahderixhan. Ndërkaq, një pjesëtarë i sigurisë ka humbur jetën në Kehriz Seng në provincën Isfahan.

Sipas deklaratave të autoriteteve iraniane, të paktën 500 persona janë arrestuar gjatë protestave. Ndërkaq, burimet jozyrtare njoftojnë se numri i të arrestuarve është disa herë më i madh.

Ndërkohë, zëvendësguvernatori i Teheranit, Ali Asgar Nasirbaht, tha se, “450 persona janë arrestuar në Teheran, prej të cilëve 200 të shtunën, 150 të dielën dhe 100 të hënën”.

Ndryshe, protestat në Iran filluan më 28 dhjetor, pasi një grup u mblodh në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit.

Në kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Senendeç, Zenxahn, Shiraz, Kum, Ahvaz, Zahidan, Erak dhe Hurrem Abad.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Kukësi arrin akordin me trajnerin e njohur austriak
Previous article ANALIZA/ Procesi i pafund i privatizimit në Kosovë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT