• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJOBAT PËR MASKAT NUK DO FALEN”/ Rama: Porosi policisë që të jetë shumë e vëmendshme. Qëllimi nuk është…
Home
Politikë

“GJOBAT PËR MASKAT NUK DO FALEN”/ Rama: Porosi policisë që të jetë shumë e vëmendshme. Qëllimi nuk është…

15 October, 2020 F.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ka kërkuar policisë që të ketë një vëmendje të shtuar për zbatimin e detyrimit për mbajtjen e maskës që nga parlamenti e deri të institucionet shtetërore. Ai tha se askush nuk duhet të mendojë që duhet të vendosë maskën për gjobën, apo me idenë se kjo gjobë do të falet, por të mendojnë për shëndetin e njeriut.

“Kjo është një luftë, edhe pse disave nuk i pëlqen që ta quajmë kështu. Për hir të së vërtetës, sjellja e shumicës dërrmuese ka qenë pozitive dhe sot kam vënë re me vëmendje unë personalisht që mbajtja e maskave sot është 99% me një sy të parë, ndërkohë që gjobat që janë vënë janë amnistuar në një moment të caktuar për të dhënë edhe një mesazh tjetër, që nuk është cështja e frikës, e ndonjë dëshire apo nevoje që ne të fusim duart në familje dhe të marrim përmes gjobave para që hyn në shtëpi, cështja është që të kuptojmë mirë që duhet të gjithë të kontribuojmë dhe nga ana tjetër për hir të së vërtetës kemi vlerësuar edhe një fakt tjetër, që ata që nuk kishin paguar ende apo ato që kishin ende makinat e bllokuara, meritonin një mirëkuptim pasi sidoqoftë një periudhë e vogël kaloi. Sa i përket gjobave tani, nuk është ky qëllimi. ju e dini që unë me gjobën nuk kam një raport të mirë, në Shqipëri gjobat janë të ulta, duhet të jenë më të larta, se nuk është taksë, është ndëshkim për një shkelje që e ke në dorë të mos ta bësh. Por në rastin e shkelje tani duhet ta shohim në mënyrë më komplekse, unë besoj se kjo që ndodh sot është rezultat i efektit që kanë bërë edhe gjobat e vëra, edhe pse ne kemi zgjedhur që të jeni tolerant për gjobat e vëna. Pjesërisht janë ndëshkuar. Nuk duhet të nisen me idenë, hajde se do na e falim. Maskat do i mbajmë pak si gjatë, kjo për shkak të stinës. I kam kërkuar policisë së shtetit, që të jetë shumë e vëmendshme dhe vëmendje ta ketë nga parlamenti te institucionet qendrore. mund të jetë e vështirë që makina ime të ndalohet nga policia, të shohim a e kemi vënë maskë, unë e kam mbajtur dhe njerëzit e mi, se nuk është puna te frika”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCENERATORËT/ Rama: Sonte do publikoj DOKUMENTE për Lulin! Një herë në muaj e meriton një "SHPULLË"
Previous article "DEPUTETI QË DUAM"/ Rama ftesë të hapur: Konkurroni për DEPUTETË TË PS, na dërgoni një video-mesazh dhe…

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT