• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERPELANCË ME DEPUTETIN E OPOZITËS/ LLeshaj: Ata që në darkë shijojnë paratë e djemve që u merren me drogë, në mëngjes akuzojnë policinë
Home
Politikë

INTERPELANCË ME DEPUTETIN E OPOZITËS/ LLeshaj: Ata që në darkë shijojnë paratë e djemve që u merren me drogë, në mëngjes akuzojnë policinë

15 October, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha sot se niveli i treguesve të krimit në vend është në nivelin më të mirë historik dhe se është e papranueshme sipas tij të bëhet politikë mbi krimin kundër policisë.

Në një interpelancë me deputetin Lefter Maliqi, i cili tha se “dhe në tarracat e ministrive mund të gjejmë parcela droge ndonjë ditë”, ministri Lleshaj u përgjigj:

“E pandershme që ata që në darkë shijojnë me koshiencë paratë e ardhura nga djemtë që u merren me drogë në mëngjes mallkojnë policinë për rrugën e mbrapshtë që u kanë dhënë vetë atyre”.

Lleshaj tha se “refuzoj përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë pasigurie, kur siguria është në nivelin më të mirë që kemi pasur në këto dekada”.

Lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe para disa ditësh, ministri i Brendshëm iu përgjigj opozitës, duke theksuar se duhet të heshtin pasi i cilësoi “të djegur”.

“Nuk kemi ndonjë njollë të rrezikshme ku nuk rekomandohet kalimi, ndërkohë që njolla të tilla ka në shumë shtete europiane, meritë e shtetasve shqiptarë dhe kontribut i shtetit shqiptar.

Drejtimi i gishtit vetëm te policia është në rastin më të mirë dashakeqësi. Krimi është fenomen social e përballë të tij kanë detyra të gjithë. E pandershme që ata që në darkë shijojnë me koshiencë paratë e ardhura nga djemtë që u merren me drogë në mëngje mallkojnë policinë për rrugën e mbrapshtë që u kanë dhënë vetë atyre.

Policia jo tabelë qitje për zbrazjen e mllefeve dhe frustrimeve të akumuluara, nuk na duhet politikë mbi krimin kundër policisë, keq përdorimi i ngjarjeve kriminale për teza elektorale është thjesht i papranueshëm.

“Dy të rinj u ekzektuan më Malësi të Madhe për shkak të kultivimit të kanabisit, prandaj 25 prilli është dita kur Rama të lajë borxhin e hakun e dhimbjes që u ka shkaktuar shqiptarëve e familjeve të tyre”.

Ja kështu shprehej një zëdhënës i opozitës, është për fat të keq parapolitikë, në rastin më të mirë përdorimi i krimit si argument elektoral. Ngratërrim fatal dhe i papranueshëm, aq më keq tingëllojnë këto argumente në gojënj e atyre që janë autroët përgjegjës për shifra tronditëse të krimit në periudhën e qeverisjes së tyre.

Nëse e kanë të pamundur të bëhen pjesë përpjekjes për zgjidhje, të heshtin se ata që janë djegur një herë s’mund të jenë më alternativë, si e thotë një poet i madh “kush është djegur s’mund të ndizet më”.

Mezi janë arritur të shkrepen dy foto për disa bimë, tani kanë filluar të paraqesin në media filmime të marra nga policia në kuadër të operacioneve policore. 2020 shënoi një tjetër vit të përshkallëzimit të suksesshëm të goditjes së kultivimit të kanabisit”, tha Lleshaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILLBOARD MUSIC AWARDS 2020/ Këto u cilësuan si veshjet më të mira. Po ju, si mendoni?
Previous article VRASJE, RRËMBIM E PENGMARRJE/ OFL "ultimatum" tre të dënuarve nga Vlora: Deklaroni burimet e pasurisë për 48 orë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm Breaking News

DEKLARATA E VUÇIÇ PËR LUMIN IBË/ Reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT