• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EUROPA KTHEN KUFIZIMET/ Franca, në shtetrrethim gjatë natës për katër javët në vijim
Home
Nderkombetare

EUROPA KTHEN KUFIZIMET/ Franca, në shtetrrethim gjatë natës për katër javët në vijim

15 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Në përpjekje për të vënë nën kontroll rritjen e numrit të infeksioneve, një pjesë e madhe e shteteve europiane kanë rikthyer kufizimet, por në ndryshim nga pranvera tanimë ato janë të pjesshme. Vendimet e qeverive europiane janë një shenjë e dëshpërimit deri diku për të shpëtuar ekonimë e tyre nga kaosi, pa rrezikuar jetët e qytetarëve. Me raste të reja rreth 100,000 çdo ditë, Evropa ka tejkaluar Shtetet e Bashkuara, ku raportohen më shumë se 51,000 infeksione COVID-19 mesatarisht çdo ditë.

Presidenti Emmanuel Macron duke nisur nga nata e brendshme ka rikthyer shtetrrethimin në 9 qytete, gjatë natës duke nisur nga ora 21 deri në 6 të mëngjesit, duke prekur pothuajse një të tretën e popullsisë së vendit. Në intervistën e tij në televizionin kombëtar se do të ndalonte përkohësisht festat dhe grumbullimet e mëdha të njerëzve të cilat ishin burim shpërndarje virusi. Cilido person që gjendet jashtë pa një arsye të mirëqenë, do të gjobitet deklaroi presidenti.

Shqetësuese paraqitet situata në Gjermani ku kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo dhe drejtuesit e 16 shteteve të Gjermanisë ranë dakord për masa më të ashpra. Baret dhe pubet ishin ndër të parët që u mbyllën por tani nivelet e rritura të infeksioneve po testojnë gjithashtu vendosmërinë e qeverive për të mbajtur shkollat ​​dhe kujdesin mjekësor jo-COVID.

Republika Çeke, me shkallën më të lartë të infektimit në Evopë për frymë, ka rifilluar mësimin në distancë. Spitalet po presin procedurat mjekësore jo urgjente për të liruar shtretërit.

Polonia po rrit trajnimin për infermierët dhe duke konsideruar krijimin e spitaleve ushtarake në terren, Moska do të l kalojë sërish në mësimin online dhe Irlanda e Veriut po mbyll shkolla për dy javë dhe restorantet për katër. Irlanda në të njëjtën kohë ka rikthyer kufizimet, ku sipas rregullave të fundit ndalohen vizitat në shtëpinë dhe në rast shkelje ka vendosje gjobash.

Rajoni spanjoll i Katalonjës duke nisur nga sot mbyll baret dhe restorantet për t’i bërë ballë valës së dytë të koronavirusit. Subjektet në fjalë, në rajonin me 7.5 milionë banorë do të lejohen të japin vetëm porosi për të marrë me vete. Palestrat dhe eventet kulturore do të veprojnë në 50 për qind të kapaciteteve, ndërsa dyqanet në 30 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM ME KRYEMINISTRIN, ZORAN ZAEV/ Balla: Dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane
Previous article KUVEND/ Në interpelancë Kryeministri Rama dhe Sandër Lleshaj

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar) Botë

ANALIZA: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në (por shumë e ekspozuar)

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT