Presidenti amerikan Donald Trump, në tubimin e tij në Pensilvani brohoriti se ai do ta bënte Amerikën të sigurt dhe të shkëlqyer përsëri.
Trump, fillimisht iu drejtua mijëra mbështetësve të tij me fjalët se “ ai e ndjen dhimbjen e të gjithë atyre që luftojnë me koronavirusin, pasi e kishte përjetuar vetë”.
Dhe, më vonë u mburr se është “imun” nga Covid-19, pas qëndrimit në spital ku u trajtua me ilaçe të virusit Ebola. Presidenti shtoi se ndjehet si ‘Supermen’ dhe ka dëshirë të puthë turmën.
Menjëherë pas fjalimit të tij në tubim, u dëgjua një këngë klasike e grupit “Village People”, e cila e bëri Presidentin të vallëzojë për disa momente.
Trump iu bashkëngjit ndjekësve dhe bëri disa lëvizje vallëzimi në skenë, ndërsa mbylli tubimin e tij të dytë të fushatës zgjedhore, që nga qëndrimi i tij katër-ditor në spital, ku e luftoi virusin Covid-19.
215,000 dead Americans and he’s out there doing this… pic.twitter.com/uYUddJcvNN
— Rex Chapman🏇🏼 (@RexChapman) October 13, 2020


