Pas 7 muajve kinematë do të hapen sërish sipas protokolleve për Covid-19. Urdhëri është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe është publikuar në fletoren zyrtare dhe do të hyjë në fuqi menjëherë.
Ministria e Shëndetësisë do të publikojë më vonë dhe të gjithë protokollin që do të ndiqet nga kinematë për të ulur sa më shumë rrezikshmërinë e përhapjes së koronavirusit.
Që prej datës 29 mars kinematë u mbyllën për shkak se bënin pjesë në aktivitetet me rrezikshmëri për përhapjen e infeksionit të COVID-19.
Vendimi në Fletoren Zyrtare
URDHËROJ: Në urdhrin nr. 351, datë 29.5.2020 “Për marrjen e masave të veçanta dhe kufizimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si më poshtë vijon:
1. Në pikën 3, germa “b”, termi “kinematë”, shfuqizohet.
2. Aktiviteti i kinemave të ofrohet në përputhje me protokollet e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu



