Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në hapjen e “Tech Space”, Akademisë së Kodimit, ku ka folur para të pranishmëve për shërbimet online që do të ofrohen për qytetarët.
Sipas Ramës, kur PS erdhi në pushtet shërbimet online ishin vetëm 13, ndërkohë që nga dhjetori shërbimet online do të jenë 1200.
Rama u shpreh se ambicia e qeverisë është të mbyllë njëherë e mirë rraskapitjen e njërëzve në administratë, për të cilën thotë se vuan ende nga sëmundja e rryshfetit.
“Ka në gjuhën shqipe një sërë fjalësh që nëse do të kishin gojë të flisnin do të kishin krijuar një shoqatë të persekutuarish. Në këto fjalë janë edhe fjalët vizion, program… Sot e dëgjova fjalën vizion si pak herë në vendin e duhur dhe për personin e duhur. Këtu ku jemi sot kemi arritur duke bërë një kapërcim shumë të madh. Në fund të vitit 2013 kur morëm detyrën AKSH ishte krijuar dhe shërbimet online ishin 13. Në dhjetor shërbimet online do të jenë 1200. Shifra flet vetë ashtu siç flet vetë shifra eksponenciale në raport me popullsinë. Ambicia jonë është ta mbyllim njëherë e mirë rraskapitjen e njerëzve si pasojë e një administrate që vuan nga sëmundje të vjetra dhe që ende ka sëmundjen e rryshfetit. Ta mbyllim duke e çuar shtetin në xhepin e ndokujt, në kompjuterin më të afërt të çdokujt”, tha Rama ndër të tjera.


