• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BËNI KUJDES! Nëse nuk i nuhasni këto 2 gjëra, mund të keni COVID-19
Home
Jetë

BËNI KUJDES! Nëse nuk i nuhasni këto 2 gjëra, mund të keni COVID-19

14 October, 2020 F.autor Jetë

Humbja e nuhatjes mund të jetë një shenjë se jeni të infektuar me Covid-19. Në një artikull të kohëve të fundit, The New York Times raportoi se deri në 87% e pacientëve e përjetojnë këtë simptomë befasuese. Ndërkohë sipas Vanderbilt University Medical Center, në afërsisht 25% të njerëzve të diagnostikuar me koronavirus, humbja e nuhatjes është shenja e parë dhe e vetmja e virusit.

Duke ditur se kjo simptomë – e njohur në mjekësi si anosmi – mund të shërbejë si tregues i rëndësishëm për virusin, u krye një studim për të gjetur erëra të veçanta mund të shërbejnë si provë që keni Covid-19.

Për shkak se studimi filloi në Indi, studiuesit zgjodhën pesë aroma që gjenden shpesh në familjet indiane. Ata zbuluan se njerëzit që kishin vështirësi të nuhatnin mente dhe vaj kokosi kishin më shumë të ngjarë që më vonë të rezultonin pozitivë me koronavirus. Në total, ekipi hulumtues shqyrtoi 25 aroma dhe zgjodhi pesë për t’i përdorur për eksperimentin, aroma të cilat pjesëmarrësit i përdornin më tepër: vaj kokosi, kardamom, kopër, mente dhe hudhër.

Në mënyrë të ngjashme, numri më i madh i pacientëve nuk ishin në gjendje të nuhatnin plotësisht vajin e kokosit dhe aromën e gjetheve të mentes.

Pse humbja e nuhatjes dhe shijimit është vënë re te të infektuarit me Covid-19?

Kjo ndodh sepse njerëzit me infeksione të sipërme të frymëmarrjes zakonisht kanë bllokim të hundëve dhe simptoma të ngjashme të cilat bllokojnë aftësitë për të ndjerë aromat dhe për të shijuar. Mendohet që arsyeja kryesore pse Covid-19 shkakton humbje të nuhatjes është se ka një reagim inflamator brenda hundës që sjell humbje të neuroneve të nuhatjes. Çdo gjë që irriton së brendshmi hundën tuaj dhe aparatin e frymëmarrjes mund të ndikojë te shqisa. Kjo përfshin: ftohje e zakonshme, infeksionet e sinuseve, alergjitë, tështitjet, bllokimet, gripin dhe Covid-19. Zakonisht shqisat normalizohen, por nëse nuk kthehen në gjendjen e mëparshme pas disa javëve, kontaktoni me mjekun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PABESUESHME! Prekje e topit me dorë brenda zonës, gjyqtari nuk akordon penallti për "Kuqezinjtë" (VIDEO)
Previous article PORTUGALI-SUEDI/ CR7 me koronavirus, dy lojtarë në garë për t’i marrë vendin. Ja emrat...

F.autor

Postime të ngjashme

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera Jetë

JEPET NOBELI NË KIMI/ Fitojnë shkencëtarët e asimetrisë: Barna, parfume dhe materiale të tjera

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një... Jetë

TRAGJEDI/ Digjet banesa, flakët marrin jetën e nënës dhe tre fëmijëve, dyshohet se gjithçka nisi nga një...

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT