INTERPOL ka publikuar disa foto të reja të Gramoz Dritan Rexhepit, 40-vjeçarit nga Vlora, i cili po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador. Mbi Rexhepin rëndojnë dhjetëra akuza teksa kërkohet edhe nga autoritetet në Belgjikë.
INTERPOL thotë se Rexhepi akuzohet për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, plagosje të rëndë me dashje, armë dhe municione luftarake, falsifikim vulash, dokumentesh pasaportash, rrëmbim dhe mbajtja peng e një personi për trafik droge.
Gramoz Dritan Rexhepi akuzohet edhe si personi që ka porositur pengmarrjen e Jan Prengës në Kamzë për një ngarkesë prej rreth 283 kg kokainë në Angli ku i përfshirë është vëllai i viktimës, aktualisht në burg.
Pak muaj më parë, Gramoz (Dritan) Rexhepi tha nga burgu në Kuito të Ekuadorit se ai nuk ka asnjë lidhje me pengmarrjen e Prengës, madje mohon çdo bisedë me Ndrek Prengën në lidhje me pengmarrjen e të vëllait.




