Debate të forta janë bërë mbrëmjen e djeshme mes kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isait dhe artistit Robert Aliaj, teksa po komentonin temën ‘Politikë me artisë”, ne emisionin ‘Open’.
Pasi artisti Robert Aliaj ka shprehur skepticizmin e tij lidhur me artistët që futen në politikë, është përgjigjur kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erjon Isai.
“Ka një përgjigje për të gjithë këta, që thonë që u fute në politikë për përfitime personale, si Robert Aliaj, ka vetëm një përgjigje të thjeshtë ‘punë e madhe’. Se ne votohemi me votë, janë njerëzit që na zgjedhin,” tha Isai.
“Ne jemi tribalë, si shoqëri, le të merremi vesh me njëri-tjetrin, mos krahasohemi me Amerikën. Nuk është çështje besimi, se kam respekt për njerëzit në studio.
Po flasim për principin, jemi një komb shumë i shitshëm. Po të më japin shumë para do futem dhe unë”, u përgjigj Aliaj.


