Qeveria ka bërë të detyrueshëm përdorimin e maskës në çdo ambient, rregull që do të duhet ët zbatohet duke nisur nga dita e nesërme, moszbatimi i të cilit shoqërohet me gjobë.
Por që maska të të mbrojë nga koronavirusi, duhet vendosur si duhet, prandaj ja shtatë gabimet që duhet të shmangim.
Vendosja e saj rreth qafës, mbajtja në ballë, nën hundë, vetëm në hundë, në nofull, varur nga njëri vesh, varur në dorë.
Katër hapat që duhet të ndiqni për ta hequr maskën në mënyrën e duhur janë:
Lironi me kujdes lidhësit pas kokës ose tërhiqni lidhësat prej gome të maskës
Mbajeni maskën vetëm nga lidhjet e tërheqjes ose shiritat e gomës
Kujdes: Mos prekni sytë, hundën dhe gojën kur hiqni maskën
Lani duart menjëherë


