• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Jep dorëheqjen Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje
Home
Rajon

Jep dorëheqjen Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje

2 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Rajon

Visar Ymeri ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përveç nga pozita e kryetarit, Ymeri është larguar edhe nga funksionet tjera nga kjo parti. Këto i ka bërë të ditur vetë Visar Ymeri në një konferencë për media, nga selia qendrore të partisë, raporton Gazeta Express.

Dorëheqja është zyrtarizuar në pak javë pasi në këtë lëvizje kanë dalë në pah përçarjet brenda figurave kryese të kësaj partie.

“Që nga ky moment unë kam vendosur që të dorë hiqem nga të gjitha pozitat e mia në Lëvizjen Vetëvendosje. Dorëheqja ime është e parevokueshme”, ka thënë Ymeri në konferencë.

Ndërkohë, VV’ja është duke u përgatitur për procesin zgjedhorë brenda partisë, dhe deri më tash vetëm Albin Kurti ka konfirmuar kandidaturën për të marrë postin e të parit të lëvizjes.

Visar Ymeri nga fillimi është rreshtuar në atë që u quajt Klani i Dardan Molliqajt brenda VV’së, të cilët kundërshtojnë kthimin e Kurtit në krye të partisë, shkruan Gazeta Express.

Ndasitë brenda VV’së u bënë të ditur pasi rrodhi në media një komunikim i brendshëm i deputetëve të kësaj partie, në të cilin Aida Dërguti kishte fyer Kurtin në ditën e arrestimit të tij.

Më pas, disa zyrtarë të VV’së dhe aktivistë të saj shpërthyen në fyerje e linçime ndaj deputetes Dërguti e cila u dorëhoq pas rrjedhjes së mesazheve fyese.

Figura të VV’së kanë konfirmuar se ndarjet brenda partisë nuk kanë ndodhur në javët e fundit, porse ka një vit që janë krijuar. Një gjë të tillë edhe vetë Ymeri e bëri të ditur në dorëheqjen e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Paqe në horizont? Koreja e Jugut gati për bisedime me Veriun për…
Previous article Neymar shpallet lojtari më i mirë brazilian në Evropë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

DITA 15-të E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT