• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
QEVERIA ITALIANE SHTRËNGON MASAT ANTI-COVID/ Ndalon kategorikisht edhe festat familjare
Home
Nderkombetare

QEVERIA ITALIANE SHTRËNGON MASAT ANTI-COVID/ Ndalon kategorikisht edhe festat familjare

13 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri me masa më shtrënguese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, e cila gjatë ditëve të fundit ka regjistruar një shtim të numrit të personave të infektuar në shifra të ngjashme me fazën më akute të pandemisë në muajt mars-prillit 2020.

Masat e reja të vlefshme deri në 30 ditët e ardhshme parashikojnë ndalimin e organizmit të festave private si në ambiente të mbylluar ashtu dhe në ato të hapura. Ndalohen festat familjare, darkat, festat me mbi 6 të ftuar që nuk bashkëjetojnë me të zotët e shtëpisë.

Restorantet e baret nuk do të mbyllin më në ora 24.00 por në ora 21.00 të mbrëmjes. Ndalohet konsumi në këmbë e do të lejohen t’u shërbejnë klientëve vetëm lokalet që kanë tavolina në ambiente të mbyllura e të hapura.

Ndalohen të gjitha eskursionet shkollore e ndeshjet “calceto” të sporteve të tjera me kontakt fizik e në nivel amatorial.

Për kinematë e teatrot mbetet limiti i 1000 personave në ambiente të hapura e të 200 personave në ambiente të mbyllura.

Në stadiume do të lejohet mbushja e 15% e kapacitetit të tyre por jo më shumë se 1000 spektatorë.

Diskotekat e sallat e kërcimit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura ndërsa do të lejohen panairet e kongreset në respektim të normativës së distancimit sociale e të nurmit të lejueshëm të pjesëmarrësjes.

Vazhdon të mbetet rregulli i mbajtjes së detyrueshme të maskave si në ambient të mbyllur dhe në atë të hapur e përjashtohen fëmiëjt nga 0 në 6 vjec, personat me patologji të ndryshme të parekomanduehsmë për mbajtjen e maskave si dhe persoant që kryejnë sport. E rekomandohet fortësisht mbajtja e maskave dhe në ambiente shtëpie në prani të personave me të cilët nuk bahkëjeton.

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 4619 të infektuar e 39 viktima me një rritje të rastve në 3689 duke e cuar numrin e rasteve pozitive aktive në 82 764

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA E RËNDË NË DURRËS/ Kishte 3 ditë që ishte kthyer nga Italia, ja si hasmi vrau babanë e 4 fëmijëve në rrugë me “Fiat Uno” (DETAJET)
Previous article DIALOGU ME SERBINË/ Lajçak takohet sot me kryeministrin e Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT