• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASKAT ME DETYRIM/ Epidemiologu: Fëmijët deri në klasë të pestë nuk do i mbajnë! Personat me astmë duhen pajisur me raport…
Home
Sociale

MASKAT ME DETYRIM/ Epidemiologu: Fëmijët deri në klasë të pestë nuk do i mbajnë! Personat me astmë duhen pajisur me raport…

12 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave ka ngritur shumë pikëpyetje. Epidemiologu Artan Simaku ka zbuluar disa prej pikave të cilat do të sqarohen më tej gjatë javës.

Ai thotë se do të aplikohet i njëjti rregull si nxënësit në fillore ku nuk do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave për fëmijët deri në klasën e pestë. Gjithashtu, ai tha se për personat që vuajnë nga sëmundje të mushkërive apo të zemrës duhet që të pajisen me një raport nga mjeku i familjes e cila vërteton sëmundjen.

“Ky vendim është marrë tani pasi jemi në stinën e vjeshtës ku qarkullojnë viruese të ndryshme stinore. Duhet evituar dhe karantina e plotë pasi do të ishte e dëmshme për ekonominë. Për fëmijët deri në klasën e pestë nuk do e kenë të detyrueshme ndërsa për kategorinë e personave me sëmundje të mushkërive që e kanë të vështirë mbajtjen. Për këtë kategori duhet të ketë një vërtetim nga mjeku i familjes” – tha Simaku.

Duke parë agresivitetin e virusit gjatë kohëve të fundit, epidemiologu Simaku deklaroi se maska mund të jetë e detyrueshme deri në muajin mars të 2021. Kjo për shkak se stina e vjeshtës gjithashtu rrit dhe rastet me grip, por ai thotë se gjithçka do të vijojë në bazë të disa indikatorëve.

“Për çdo njësi shërbimi janë hartuar protokolle të veçanta që marrin parasysh distancat fizike, përgjysmim të kapaciteteve. Duke patur parasysh eksperiencën me gripin gjatë viteve të kaluara, deri në mars do të mbahet. Më pas ky vendim do të jetë në shqyrtim. Janë një sërë indikatorësh që duhen marrë parasysh” – tha epidemiologu.

Simaku thotë se të gjithë grupmoshat janë të rrezikuara pasi sipas tij, mosha e infektimit të personave nga koronavirusi ka rënë.

“Prekja e të rinjve ka disa kohë që ka filluar, që gjatë muajve të verës. Në fillim prekeshin grupmosha e tretë. Gjatë muajve të verës u vë re ulja e moshës së personave të infektuar. Kishim persona në grupmoshën nën 40 vjeç. këto persona e kalojnë shumë herë më lehtë me simptoma të pakta. Janë të njëjtat grupe të rrezikuara, fëmijët e vegjël si dhe gratë shtatëzëna. Të gjithë këto grupe të rrezikuara do të bëhen vaksina falas për gripin. Kjo është një përballje e gjithë shoqërisë, jo vetëm strukturave shëndetësore dhe qeverisë. Çdo individ, duhet të bëjë detyrën e vetë në luftën kundër koronavirusit. Mbajtja e maskës dhe respektimi i distancës duhet të respektohet nga të gjithë” – tha Simaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Njerku e filmonte duke bërë dush, e reja: Kam tentuar vetëvrasjen, e zbulova kur...
Previous article U INFEKTUA ME COVID-19/ Këngëtari i njohur shqiptar mesazh nga shtrati i spitalit: Kurrë se kam besuar këtë virus...

s.autor

Postime të ngjashme

PAS DISA ORËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shuhen përfundimisht zjarret në Krujë Aktualitet

PAS DISA ORËSH NË LUFTË ME FLAKËT/ Shuhen përfundimisht zjarret në Krujë

NDËRTIMI PA LEJE NË QEPARO/ AMP: Nën hetim drejtuesit e policisë së Himarës! Dy të ndaluar dhe dy në kërkim (EMRAT) Aktualitet

NDËRTIMI PA LEJE NË QEPARO/ AMP: Nën hetim drejtuesit e policisë së Himarës! Dy të ndaluar dhe dy në kërkim (EMRAT)

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Edhe sot vala sahariane do godasë vendin! Temperatura deri në 41 gradë, ja qarqet më të nxehta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT