Të arrestohet apo jo Saimir Tahiri. Kjo është çështja. Teksa ndjek lajmet e përditshme askurr më shumë se këtë herë nuk më kanë ardhur ndërmend përveç dhjetra thëniesh profetike të popullit, vargjet e të madhit Kadare teksa përshkruan një situatë lajmesh të viteve ’60 ku vargëzon ? “Më shumë lajme se sa ajër; / Po thithnin mushkritë në atë dimër të ftohtë.”
E pikërisht teksa ndjekim nga emisioni në emision lajmet në lidhje me ish ministrin e brendshëm s’ka se si të mos e ndjesh veten më shumë se keq.
Kjo jo për faktin në nëse ka faj apo jo ish ministri, as dhe për atë që duhet apo jo të dënohet ai, se sa absurdi i madh që besoj ndodh vetëm te ne kur një situatë e tillë nga shikuesët e zakonshëm kthehet thjesht një tifo politike pa kurrfar ndryshimi me ato të skuadrave në stadiumet tona.
Ndjehesh i dërrmuar kur dëgjon komente të zjarrta të njerëzve që se kanë fare idenë e ligjeve e aq më shumë të dinë të vërtetën e Saimir Tahirit, por thjesht ndasitë partiake sjellin pozicionime të përçudnuara.
E tmerrshme. Po po e tmerrshme. Ska gjuhë tjetër kur mendon dhe shikon bashkëndjekësit e lajmeve ne ambiente publike se me sa zjarr dhe entuziazëm i përcjellin momentet kur ish ministri i afrohet gijotinës ndëshkuese.
Nuk do më shqitet kurr nga mendja, madje do ta kujtoj me shumë dhimbje faktin kur entuziazmi mori zjarr në një ambient publik teksa ndodhesha rastësisht përballë ekranit të Televizionit ndërkohë që u mësua se prokuroria sa kishte depozituar në parlament kërkesën për lejen e arrestimit të Tahirit.
Duke mos pasur mënyrë reagimi për këtë lloj mentaliteti kur flitet për gjëra kaq kardinale të hitorisë së një ish Ministri të fuqishëm u detyrova të përsërisja qoftë dhe me zë thënien brilante “O zot fali se sdinë se çfar bëjnë”.
Për sa flas nuk jam thjesht i indinjuar, por ndjej dhimbje të çuditshme pasi mendoj pafundësisht mentalitetin që mbartim në shumë raste të tilla si ky që theksojmë, ku megjithëse kanë kaluar dekada e dekada të tëra nga konseravtorizmi mesjetar të ngjan sikur disi disi jemi po ata, madje pa kurrfar dëshire për të ndryshuar.
Theksoj akoma se ky irritim i brendshëm nuk më shfaqet për faktin se kam dëshirë të mbroj Tahirin se personalisht nuk e njof fare dhe skam pasur kurrë të bëj me të ashtu si dhe bindjet e mia politike që janë në një asnjanësi të çuditshme, por për realitetin shoqëror që na rrethon.
Jam i bindur se edhe të gjithë këta njerëz entuziastë të ekzaltuar që po dërrmohet dhe shkon në gijotinë një ish ministër, nuk e kanë e njohur personalisht dhe as kanë qëfmebtje personale dhe as bespj aspka që mund të kenë atë kënaqësinë që më së fundmi po vendoset drejtësia edhe në hierakinë e lartë të shtetit pasi një gjë e tillë do të ishte një ngushëllim i madh për mua.
Ashtu siç justifikoj pa kurrfar hezitimi dhe tërë atë armat politikanësh që presin viktimat e kundërshtarit me një pasion të pikant për të fituar pikë drejt karrikes së tyre personale.
Por jo, jo. Tjetër kund janë këta zullumqarë të shkretë që se kanë idenë e ligjit dhe as të fajësimit të Tahirit. Madje ata mund të mos kenë edhe bukë në shtëpi për të ushqyer fëmijtë në vaktin e radhës, por mjerisht ata nuk i ngop asgjë më shumë se fakti që të dënohet një ish ministër mjafton që është në kahun e kundërshtarit. Dhe ekzaltimi merr qiellin për të na rënë mbi kokë si njerëz që kemi kënaqësi që prezantojmë prapambetje tipike.
Çdo gjë prisja të ndodhte në realitetin shqiptar në të cilin jetoj dhe unë, por tifo me çështje që nuk jemi aspak kopetent duhet të kurseheshin nga njerëzit më se të thjeshtë.
Çdo gjë do tu falja bashkëqytetarëve të mij, por kënaqësinë që ndjehet teksa ndëshkohet qoftë pa faj një njeri dhe shkatërrohet një familje këtë askurr nuk do ta justifikoja.
Natyrisht do ti justifikoja vetëm në rastin që do të vërtetohej katërcipërisht fajësia dhe pas sajë të vinte entuziasmi i pafre.
Çudi. Të jemi në këtë lloj mentaliteti edhe tashmë në vitin 2017 ska si të mos ndjej dhimbje të papërballueshme.
E përtej të të gjithave sa thashë nuk do të pranoja kurrë që një situatë e tillë të kthehej në një tifo politike ku të majtët theksojnë me fanatizëm pafajësi absolute teksa koalicioni që kërkon karrikën pushtetare trumbeton që në fillim për herezi dhe burgim të mënjehershëm.
Rastet e Tahirëve vjinë e ikin por mentaliteti dhe mënyra e të arsyetuarit dhe të mënyrës së perceptimit të gjërave fatkeqësisht na kanë ngelur te shumë e shumë dekada më parë.
O zot na ruaj se të paktën personalisht nuk po e kuptoj se ku jemi dhe ku po shkojmë.