• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURQIA NUK NDALET/ Vazhdon kërkimin në Mesdheun Lindor deri më 22 tetor
Home
Nderkombetare

TURQIA NUK NDALET/ Vazhdon kërkimin në Mesdheun Lindor deri më 22 tetor

12 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Turqia të dielën vonë lëshoi një teleks të ri lundrimi ose Navtex për zonën ku anija e saj sizmike “Oruç Reis” do të kryejë aktivitete kërkimore deri më 22 tetor, transmeton Anadolu Agency.

Sipas njoftimit, misioni i anijes do të zgjasë nga 12 tetor deri më 22 tetor.

Navtex është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera për praninë e tyre në një zonë si dhe informacione tjera.

“Oruç Reis” do të kryejë studime sizmike në Mesdheun Lindor së bashku me dy anije tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

Anija kërkimore është e aftë të kryejë të gjitha llojet e studimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht të shelfit kontinental dhe kërkimeve të burimeve natyrore.

Në gusht, Turqia rifilloi kërkimin e energjisë në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje kontroverse të përcaktimit detar, duke prishur gjestin e vullnetit të mirë të Turqisë në ndalimin e kërkimit të saj.

Duke deklaruar marrëveshjen greko-egjiptiane “të pavlefshme”, Turqia autorizoi “Oruç Reis” të vazhdojë aktivitetet e saj në zonën brenda shelfit kontinental të Turqisë.

Turqia vazhdimisht ka kundërshtuar përpjekjet e Greqisë për të deklaruar një zonë ekonomike ekskluzive të bazuar në ishuj të vegjël pranë brigjeve turke, duke shkelur interesat e Turqisë, vendit me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe.

Ankaraja po ashtu ka thënë se burimet e energjisë pranë Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe administratës qipriote greke të Qipros Jugore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI/ Kush është 19-vjeçari që qëlloi me armë shefin e bluve në Malësinë e Madhe, i ati ish-polic i Kufirit (EMRI+FOTO)
Previous article ËSHTË KTHYER ME KEISIN/ Stresi i përgjigjet troç pyetjes dhe e pranon hapur (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT