• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KË DO ELEMINOJË NGA SHTËPIA”? Veliaj “thumbon” PD: Është si “Big Brother”, gëzohen kur i ikin njerëzit
Home
Politikë

“KË DO ELEMINOJË NGA SHTËPIA”? Veliaj “thumbon” PD: Është si “Big Brother”, gëzohen kur i ikin njerëzit

11 October, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste është ekipi i vetëm që punon çdo ditë për Shqipërinë. Nga Asambleja Socialiste e Ndroqit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për Tiranën, tha se PS-ja ka vetëm një plan, t’u shërbejë qytetarëve dhe bashkimin e tyre në një familje të përbashkët politike.

“Nëse ti nuk beson tek Shqipëria, nëse ti lë shtetësinë, nëse familja jote ka një plan B, nëse dy valixhe janë tashmë të paketuara për të shkuar në Hollandë, ne kemi vetëm një plan: plani A, B, C…, Zh, plani ynë është Shqipëria, Tirana, Ndroqi, familja jonë. Ne jemi një ekip serioz! Kapiteni ynë, Edi Rama, është njëri serioz, përveshim seriozisht mëngët për këtë betejë, se nuk kemi një atdhe të dytë, ne nuk kemi një plan B”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai tha se përkundër politikës së përçarjes, PS punon për të gjithë, të majtë e të djathtë, ndaj ftoi që të bashkohen pvrësisht siglës së partisë këdo që do të jetë me skuadrën fituese. “Nëse pala tjetër do të përçajë, ne duam që t’i bashkojmë njerëzit. Nëse ata besojnë tek dhuna, ne besojmë tek puna. Nëse ata besojnë tek urrejtja, ne besojmë tek dashuria dhe kjo është formula jonë e fitores. Ne në Partinë Socialiste fitojmë se dimë si bëhet skuadra. Skuadra të mëson se ne na duhen të gjithë dhe duhet të bashkëpunojmë. Nuk e kemi luksin t’i themi dikujt jo, meqë keni qenë në ekipe rivale. Nëse janë të aftë, nëse janë të talentuar, të zotë, nëse duan të punojnë, mire se të vijnë në familjen tonë,” u shpreh Veliaj.

Duke e quajtur Partinë Demokratike skuadër humbëse, nga e cila të gjithë detyrohen të ikin, Veliaj shtoi se kjo është prova që ata nuk qeverisin dot as shtëpinë e tyre.

“Skuadra që kemi përballë është si “Big Brother”. Kë do eliminojmë nga shtëpia? Eliminuan çunin e Fahriut. Në fakt, mirë bënë, se më atë bllokim që i bëri Astirit duhet të ishte eliminuar më përpara, por kuptojeni pak llogjikën e tyre: është një skuadër që gëzon kur ikin njerëzit, që gëzohet kur njerëzit dalin nga shtëpia, gëzohet kur skuadra përçahet në 4 skuadra të tjera; pra, futen ata në fushë, thotë Muslim Murrizi jam dhe unë, Astrit Patozi jam dhe unë, Rudina Hajdari dhe Bamir Topi, domethënë kanë dalë katër skuadra të tjera. A e kuptoni që kemi përballë njerëz që jo vetëm që nuk bashkojnë dot shqiptarët, por nuk bashkojnë dot shtëpinë e tyre sepse shtëpia e tyre po shpartallohet?!”, deklaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA GRIJA E DERI TEK JESHILJA/ Almeda Abazi "provon" ngjyrat më të çuditshme në flokë. Kush i shkon më shumë? (FOTOT)
Previous article I BIRI VRAU DY KUSHËRINJTË/ Zbardhet dëshmia e babait: S’kam dijeni për parcelat e drogës, nuk kam asnjë faj...

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT