• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U INFEKTUA ME COVID/ Donald Trump jep mesazhin e parë nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë pas shërimit, flet para qindra njerëzve
Home
Nderkombetare

U INFEKTUA ME COVID/ Donald Trump jep mesazhin e parë nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë pas shërimit, flet para qindra njerëzve

11 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump mbajti të shtunën pasdite në Shtëpinë e Bardhë aktivitetin e parë me të ftuar që kur rezultoi pozitiv për koronavirusin.

Presidenti foli nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë në një aktivitet të quajtur ‘protestë paqësore për rendin dhe ligjin’, ku morën pjesë disa qindra njerëz, të cilët qëndronin në lëndinë poshtë tij.

Presidenti fillimisht kishte në fytyrë një maskë, por e hoqi para se të fliste. Ai u prit me entuziazëm nga mbështetësit e tij.

Dalja e tij shihet si një hap i parë drejt rifillimit të fushatës së plotë javën e ardhshme.​

Pjesëmarrësit mbanin maska dhe kishin veshur uniforma blu​ si dhe kapele të kuqe me mbishkrimin “Make America Great Again” (“Ta bëjmë Amerikën përsëri madhështore”).

Presidenti Trump, i cili ka bërë fushatë me temën për rendin dhe ligjin në disa muajt e fundit, kur ka patur disa herë protesta të dhunshme për drejtësi racore,
u tha pjesëmarrësve të shtunën se Partia Republikane ka mbështetjen e forcave policore të Amerikës.

Ende ka pikëpyetje nëse Presidenti Trump, i cili njoftoi më 2 tetor se kishte virusin dhe kaloi tre net në një spital ushtarak, mund ta transmetojë virusin. Ai i tha televizionit Fox News se kishte të ngjarë të testohej të premten.

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Conley tha në një njoftim të enjten se, “bazuar në trajektoren e një diagnostikimi të specializuar që ka kryer ekipi”, ai “parashikon plotësisht kthimin e sigurt të Presidentit në angazhimet publike” që nga e shtuna.

Ndërkaq, rivali i tij demokrat Joe Biden testoi negativ për COVID-19 të shtunën para një udhëtimi fushate në Pensilvani, thanë ndihmësit e tij në një deklaratë.

Ndihmësit e Presidentit Trump thanë të premten se ai do të flasë në një aktivitet fushate në Florida të hënën, i pari jashtë Uashingtonit, që kur u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar. Presidenti e konfirmoi këtë në Twitter./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATË EKSPLOZIVE NË KAMËZ/ Truprojat e Mziut sherr me këshilltarin e Metës për votimin në PD. I bëjnë për spital djalin dhe...
Previous article PËRGJIGJE METËS/ Braçe: Mbetesh një ‘ish’ për socialistët, po bashkëpunon me Berishën si më 21 janar. Balla: Ai bën mirë detyrën...

s.autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT