Kryeministri Edi Rama ishte sot në Manzë ku së bashku me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe përfaqësues të bashkisë, ka parë nga afër punimet në disa banesa.
Ahmetaj po i shpjegonte Ramës se si po shkonin gjërat në këtë zonë, dhe i tha se brenda 40 ditëve procesi i Rindërtimit me shumë gjatë do jetë i mbaruar.
Gjatë rrugës për të inspektuar punimet në disa banesa të tjera, një qen dëgjohet që leh, dhe Rama nuk ka qendruar dot pa u kapër me të, duke thumbuar disi dhe presidentin Meta.
“Pusho o pusho, do dekoratë ai tashi, hej ç’na gjeti, do dekoratë..”, dëgjohet të thotë kryeministri.


