• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRGËNJESHTRON BASHËN/ Bashkia Tiranë: PD punëson një aktore që hiqej si e prekur nga tërmeti (VIDEO)
Home
Politikë

PËRGËNJESHTRON BASHËN/ Bashkia Tiranë: PD punëson një aktore që hiqej si e prekur nga tërmeti (VIDEO)

10 October, 2020 Delo.autor Politikë

Bashkia e Tiranës ka reaguar lidhur me denoncimet e Partisë Demokratike për pagesat e dëmshpërblimeve.

Fill pasi zëdhënësja e PD-së shpërndau për mediat, një kronikë, Bashkia e cilësoi si mjaft qesharake duke dhënë edhe argumentet e saj.

Bashkia thekson se është e pabesueshme sesi Lulzim Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një fabrikuese të rëndomtë fake neës-esh alla “Babale”.

“Është po kaq absurde sesi kjo parti vazhdon t’u propozojë qytetarëve të Tiranës vetëm një alternativë, atë të shpifjes, mashtrimit dhe të përdorimit të fatkeqësisë së tërmetit.

Dje, për të shtatën herë radhazi, spikerja e PD-së publikoi një mashtrim sa qesharak, po aq edhe të frikshëm për nivelin se ku ka përfunduar Partia Demokratike.

Në përpjekje për të përfituar me tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, dy nga fatkeqësitë më të mëdha që kanë prekur vendin vitet e fundit, spikerja e PD-së shpërndau dje për mediat, një kronikë qesharake të sajuar e të montuar disa ditë më parë, ku shfaqej me zë dhe figurë një zonjë që pretendonte se quhej Fatime Joca, e cila deklaroi se nuk ishte ndihmuar nga Bashkia e Tiranës pas tërmetit të 21 shtatorit.

Në fakt, zonja të cilën Partia Demokratike e Lulzim Bashës e prezantoi në publik si Fatime Joca, në të vërtetë quhet Tatjana Lake. Madje, Tatjana nuk është as pronare e shtëpisë për të cilën spikerja e PD-së pretendon se nuk është futur në procesin e dëmshpërblimit për t’u riparuar dhe s’ka si të aplikojë për një banesë që s’është e saja. Për më tepër, as znj. Fatime dhe as znj. Tatjana nuk kanë aplikuar ndonjëherë pranë zyrave të Njësisë Administrative nr. 4 për t’u bërë pjesë e programit të rindërtimit” , thuhet në reagimin e bashkisë.

Teksa shpreh keqardhje për degradimin e PD-së, Bashkia siguron se ajo dhe qeveria nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit.

“Nuk e kuptojmë se çfarë e ka shtyrë Lulzim Bashën dhe spikeren e PD-së, përveç dëshpërimit, të gënjejnë për herë të shtatë dhe kaq shëmtuar qytetarët e Tiranës. Megjithatë, shprehim keqardhjen për degradimin e PD-së në një parti montatore dhe i sugjerojmë të mos i turpërojë më shumë seç i ka turpëruar qytetarët që përdor në montimet e sajuara në SHQUP. E vërteta është se Qeveria dhe Bashkia e Tiranës nuk kanë lënë pa ndihmuar as edhe një familje që është prekur nga tërmetet e shtatorit dhe nëntorit. E vërteta është se, Qeveria dhe Bashkia, me mbylljen e të gjitha dëmshpërblimeve dhe rindërtimin e të gjitha shtëpive që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit, po vijojnë me të njëjtin ritëm për mbylljen me sukses edhe të procesit për tërmetin e 26 nëntorit. E vërteta është se qytetarët e Tiranës nuk e votojnë më Lulzim Bashën”, thuhet në reagimin e Bashkisë.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA SHOKUESE/ Ronaldo pëlqen djemtë, historia me Irina Shayk një gënjeshtër e madhe
Previous article KORONAVIRUSI/ 3 skenarët e hapjes së spitaleve rajonale nëse situata me COVID-19 përkeqësohet gjatë dimrit

Delo.autor

Postime të ngjashme

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes Politikë

RAMA UDHËTON SOT DREJT PARISIT/ Do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT