Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur sot nëmbrëmje në qytetin e Vlorës, afër Skelave.
Aksidenti ka ndodhur në orën 21:15 ku një automjet ka përplasur dy kalimtare, që ishin duke kaluar te vijat e bardha.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Vlorës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



