• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VENDOSI GJOBË PËR PARKIM/ Qytetari bën për spital policin në Shkodër, i thyen nofullën (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

I VENDOSI GJOBË PËR PARKIM/ Qytetari bën për spital policin në Shkodër, i thyen nofullën (EMRAT)

9 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Bëhet e ditur se një qytetar ka goditur në mënyrë brutale një punonjës policie.

Shtetasi është identifikuar nga policia e Shkodrës si Indrit Shtegu, i cili ka rrahur punonjësin e policisë vendore Hysni Idrizi. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit në lagjen ‘Parrucë’ në orët e pasdites.

Shtegu, i cili është shpallur në kërkim ka parkuar në kundërvajtje mjetin triçikël në lagjen ‘Parrucë’ duke e vendosur në një parkim dysh. Në atë moment efektivi Idrizi është gjendur aty dhe i ka vendosur një gjobë drejtuesit për parkim në kundërvajtje.

Në atë moment Shtegu ka debatuar me efektivin e policisë, Idrizi dhe pas debatit të tyre e ka goditur në fytyrë me grushte ndërsa mësohet se e ka dëmtuar konsiderueshëm. Pas kësaj ngjarje efektivi i policisë, Idrizi është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa mësohet se ka thyer nofullën dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të tjera të policisë duke nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në qendër të qytetit.

Nga kontakti i policisë me familjarët mësohet se këto të fundit janë shprehur duke i thënë efektivëve se Shtegu ka probleme të shëndetit mendor megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Tashmë policia vijon kërkimet për arrestimin e Shtegut, i cili akuzohet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësit të policisë” si dhe “kundërshtim me forcë i punonjësit të policisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDH PRAPASKENAT/ Anëtari i kryesisë së PD-së: Lulzim Basha ka pasur presion të madh. Ja çfarë i thuhej në çdo takim
Previous article REFORMA NË DREJTËSI/ Ambasada e SHBA: Jemi të angazhuar të shohim vettingun në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT