Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur thirrjen e KLGJ për gjyqtarët që kanë kaluar vettingun që të aplikojnë për Gjykatën Kushtetuese. Përmes një thirrje në tëiter, ambasadorja Kim shprehet se Shqipëria ka nevojë për këto gjyqtarë dhe se shpreson që ata t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrje.
“Shumë mirë që KLGJ-ja (pas KLP-së) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.


