Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare ditën e nesërme në orën 15:30.
Për shkak të pandemisë takimi i 350 anëtarëve do të bëhet tek Liqeni i Tiranës, në ambient të hapur.
Është bere e ditur edhe axhenda e takimit, të cilen AlpeNews.al e percjell si mëposhtë:
Axhenda e Asamblesë së PS-së:
Pjesa e parë
Hapja e mbledhjes.
Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
Pjesa e dytë
Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë” ;
Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;
Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;
Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;
Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;
Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;
Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”;
Mbyllja e mbledhjes
Shënim: E detyrueshme mbajtja e maskës nga pjesëmarrësit në mbledhje


