Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP, Silva Bino prej ditësh rezulton e prekur nga Covid-19 dhe ndodhet e shtruar tek spitali Infektiv.
Ditën e sotme në një komunikim onilne me gazetarët Bino ka treguar gjendjen e saj shëndetësore, teksa është shprehur se ka kaluar një formë të rëndë të Covid-19, ndërsa tani është drejt rikuperimit.
Ndër të tjera Bino bën apel që qytetarët të vaksinohen pasi vaksina ndaj gripit është e nevojshme pasi në këtë mënyrë mund të parandalohet prekja nga gripi dhe nga koronavirusi.
“COVID-19 nuk është grip dhe gripi është një sëmundje serioze, por covid-i është edhe më serioze, pasi ka disa forma të rënda të vetat. Unë kalova formë të rëndë të COVID-19, por erdha në kohën e duhur në spital. Qe të parandalojmë të prekemi nga gripi dhe nga COVID-19 është i nevojshëm vaksinimi ndaj gripit. Unë jam ende në spital dhe po rikuperohem. Jam në gjendje më të mirë. Jua rekomandoj të gjithëve të vaksinohen”, është shprehur Bino.


