• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“XHAXHAI” I NDRAGHETAS ME 20 KILE KOKAINË/ Gjykata vendos pro ekstradimit të marangozit shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

“XHAXHAI” I NDRAGHETAS ME 20 KILE KOKAINË/ Gjykata vendos pro ekstradimit të marangozit shqiptar

8 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Bujar Sejdinaj do të ekstradohet drejt Italisë. Ky është vendimi më i fundit i gjykatës së Tiranës që ka vendosur pro kërkesës së Italisë për ta ekstraduar. Sejdinaj i njohur me nofkën si xhaxahi i Ndraghetës ka lidhje me klanin mafioz Bellocco dhe është përfaqësuesi i mafies së fuqishme në Itali.

Ai u arrestua në kuadër të operacionit Magma që u zhvillua në disa shtete Itali, Shqipëri, Kosta Rikë dhe Argjentinë. 61-vjeçari në momentin e arrestimit i ka mohuar akzuat dhe se shprehet se profesionin e tij e ka marangoz. Pas vendimit të gjyqtarit Hoxha, Sejdinaj ka 10 ditë kohë të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës, e cila zbatoi letërporosinë e mbërritur nga Italia dhe që u pranua nga ana e ministrisë së Drejtësisë shqiptare.

Sipas policisë shqiptare Bujar Sejdinaj, i cili ishte “Ambasadori” i “Ndragheta” në Ballkan, së bashku me një shtetas tjetër Shqiptar nga Elbasani, i quajtur Ardian Çekini, dyshohet se kanë marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Këtë operacion ata e kanë kryer dhe me persona të tjerë me shtetësi Italiane, që besohet se janë pjesë e klanit mafioz “Ndragheta” në Itali. Në kuadër të dokumentimit të këtij rasti të blerjes së 20 kg kokainë në Spanjë, ditën e djeshme policia arrestoi për qëllime ekstradimi në Itali, dibranin Bujar Sejdinaj.

Ndërkohë më parë në 26 maj 2020 në qytetin e Elbasanit policia arrestoi, Ardian Çekinin, i cili për këtë rast ishte shpallur në kërkim nga autoritet e drejtësisë Italiane. Të dy këta persona janë arrestuar me urdhër të autoriteteve italiane dhe pritet që në ditët në vijim të ekstradohen në Itali, për tu përballur me akuzat e ngritura për trafik droge dhe përfshirje në organizatë kriminale.

“…Bujar Sejdinaj i quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i “Ndrangheta”-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Belloço”. Bujar Sejdinaj ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin, ndërsa cilësohet si përgjegjësi i Ndraghteta-s në zonën e Ballkanit…”-thuhet në komunikatën e policisë Shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I LIDHUR PREJ SHUMË VITESH/ Devis Xherahu së shpejti zyrtarizon lidhjen: Mendojmë për një ceremoni...
Previous article ATENTATI NË ELBASAN/ Zbardhet vrasja e vëllait të Talo Çelës, porositësi, i arrestuar edhe për 2 ekzekutime të tjera

s.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike Aktualitet

MOTOMJETET NË "SITË" NË TIRANË/ 19 drejtues procedohen penalisht, sekuestrohen mjetet elektrike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT