Tiranës i është shtuar sot një parking nëntokësor më shumë, dhe më modern. Parkingu te stadiumi “Air Albania” është hapur sot për të gjithë shoferët e kryeqytetit.
Kryebashkiaku Veliaj thotë se me parkingun e hapur sot, Tirana ka katër parkingje të mëdha nëntokësore, por ky i sotmi është më moderni.
“Parkingu i ri nëntokësor tek “Air Albania” që hapim sot, është i katërti, por edhe më moderni. Është një mundësi më shumë për qytetarët, për të cilët kemi në plan të hapim edhe 10 parkingje të tjera rezidenciale, në zona si “Myslym Shyri” apo “Mine Peza”, shkruan kryebashkiaku dhe ndan videon e mëposhtme.


