Në një mesazh me video të mërkurën, Trump tha se të gjithë amerikanët duhet të kenë qasje në trajtimet që iu dha. “Unë dua që të gjithëve t’i jepet i njëjti trajtim si presidentit tuaj”– tha Trump.
Trump premtoi gjithashtu të sigurojë falas ilaçet e prodhuara nga Regeneron.
Ai tha se trajtimi eksperimental i antitrupave që iu dha javën e kaluar ishte më shumë një kurë sesa një masë terapeutike, duke shtuar se qindra mijëra doza ishin gati të gatshme. Por ilaçet e Regeneron nuk janë të miratuar nga rregullatorët federalë.
“Ky ishte një bekim i maskuar – e kapa, dëgjova për këtë ilaç, thashë më lini ta marr dhe ishte e pabesueshme”- tha ai, duke shtuar se do të kërkonte autorizime për përdorim urgjent për këtë ilaç.
Presidenti Trump përsëriti sulmet e tij ndaj Kinës, duke u thënë amerikanëve: “Ju nuk do të paguani për të. Nuk ishte faji juaj që ndodhi kjo. Ishte faji i Kinës. Dhe Kina do të paguajë një çmim të madh. Ky ishte faji i Kinës”.


