• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
COVID-19/ Mbi 36 mln të infektuar në botë. Rekord shifrash në…
Home
Nderkombetare

COVID-19/ Mbi 36 mln të infektuar në botë. Rekord shifrash në…

8 October, 2020 s.autor Botë, Nderkombetare

Ka shkuar në 36,406,675 numri i personava të infektuar me COVID në të gjithë botën duke bërë që të rritje të rasteve të reja. Ndërsa numri i personave që kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës ka arritur në 1,060,746. Sipas worldometers një lajm i mirë është se 27,419,927 persona në të gjithë botë e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Por situata duket alarmante në vendet e europiane pasi shumë shtete kanë shënuar një rritje të madhe të infektimeve duke sjell edhe masat e reja shtrënguese duke parandaluar një përhapje të virust edhe më të madhe.

Gjermania ka raportuar 4,058 raste të reja me të infektuar, numri më i lartë ditor që nga fillimi i Prillit, me 16 viktima.

Por zyrtarët theksojnë se testimi është rritur ndjeshëm që nga fundi i Shtatorit.

Brukseli mbylli baret, kafene për një muaj duke nisur nga sot në mëngjes dhe ka ndaluar alkoolin edhe në zona publike, në një përpjekje për të ulur shifrat e infektimit në të gjitha zonat e kryeqytetit belg.

Për herë të parë që nga maji Belgjika ka të mbushur më shumë se 1.000 shtretër spitalorë nga 2.000 që ka në total te dedikuar për pacientet me koronavirus.

Pesë qytete franceze do të klasifikohen këtë mbrëmje si zona me alarm maksimal, Lille, Lyon, Grenoble, Saint-Etienne et Toulouse të gjitha kanë shifra infektimesh mbi 250 për 100,000 njerëz.

Mbremjen e kaluar Presidenti Emmanuel Macron tha se ishin të nevojshme më shumë kufizime për të frenuar shperthimin si në Marsejë dhe Paris, “veçanërisht midis të moshuarve”.

Në Itali tani duhet të mbahet maska e detyrueshme ne ambientet jashtë, nëse nuk mund të ruhet distanca.

Presidenti Sergio Mattarella ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme të Italisë deri në fund të Janarit.

Suedia po sheh më shumë raste shtrimesh në shtëpitë e të moshuarve.

Zelanda e Re po feston pasi për të dytën herë deklarohet se koronavirusi është mposhtur. Autoritetet shëndetësore deklaruan se dje, ishte eleminimi i vatrës së fundit të Covid-19. Që prej 10 dtësh në Zelandën e Re nuk deklarohet më asnjë rast i ri i infektuar nga virusi si dhe 6 të infektuarit e fundit u shëruan.

Auckland, ishte zona e fundit që regjistronte raste aktive në Zelandën e Re ndërsa tani atje u hoqën edhe kufizimet që ishin marrë parandalimin e përhapjes së virusit. Në zonën e Auckland tani niveli i alarmit për infektimin nga koronavirusi do të qendrojë i njëjtë si në gjithë vendin.

Në brazil numri i infektimeve i kaloi 5 milionë duke u bërë një nga vendet me më shumë infektime pas SHBA (7,776,224) dhe Indisë (6,835,655).

Regjistrohen 5.397 raste të reja me koronavirus në Ukrainë, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Rekordi i mëparshëm u shënua vetëm një ditë më parë, kur u regjistruan 4.753 raste për 24 orë. Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 93 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 4.690.

Aktualisht, numri në total i infektimeve ka shkuar në 244.734, që është një ndër më të lartat në Evropë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET TENSIONI ME GREQINË/ Turqia në ditën e festës kombëtare do të nisë anijet në ishujt grekë
Previous article KALON ME SUKSES VETTINGUN PROKURORJA E TIRANËS/ Afërdita Ndoi rezulton e pastër në të trija fushat

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja Botë

IRANI VENDOS KUSHTET PËR HORMUZIN/ Kërkon heqjen e sanksioneve dhe kompensim nga SHBA-ja

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT