• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E NGJARJES/ Dalin PAMJET e makinës me të cilën udhëtonin 3 kushërinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E NGJARJES/ Dalin PAMJET e makinës me të cilën udhëtonin 3 kushërinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe

7 October, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ky është automjeti tip “Mercedes-Benz” me të cilin udhëtonin 3 kushërinjtë Vilson Çutaj 37 vjeç, Klement Pepaj 21 vjeç dhe Danjel Pepaj 25 vjeç mesditën e 3 Tetorit në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe përpara se të zhdukeshin. Gazetari i Klan Plus, Edison Vatnikaj, ka mundur të sigurojë fotot e këtij automjeti me targë AA 393 GD, që tashmë është i sekuestruar nga policia në kuadër të provës materiale.

Ditën e ngjarjes, automjeti drejtohej nga Olson Çutaj, vëllai i Vilson Çutaj. Mësohet se mesditën 3 Tetorit, Olson Çutaj dhe 3 kushërinjtë e tjerë kanë qenë të katërt në këtë makinë dhe po shkonin drejt fshatit Vrith. Prej andej, Vilsoni, Klementi dhe Danjeli u nisën drejt zonës së Zagorës. Ndërsa Olson Çutaj qëndroi në makinë në qendër të fshatit duke pritur.

Sipas variantit që disponon tvklan.al, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj akuzonin kushëririn e tyre Danjel Pepaj se u kishte vjedhur 50 kg kanabis. Për këtë arsye, ata u nisën drejt Zagorës, pasi Danjeli do t’u tregonte ku ishte fshehur kanabisi i vjedhur. Por, pas 2 orësh, Olson Çutaj që po priste në makinë, vendosi të njoftonte policinë sepse nuk kishte më asnjë kontakt me të 3 personat.

Gazetarja e Klan Plus, Aida Topalli, ka biseduar me Olson Çutën, vëllain e Vilson Çutajt, dhe ka mohuar disa deklarata të bëra në media nga babai i Danjel Pepajt, që pretendon se djali i tij është dhunuar nga ai, Klementi dhe Vilsoni. Në bisedën telefonike me gazetaren, Olson Çuta thotë se Danjelin e kanë goditur me shpulla dhe nuk e kishin vendosur në bagazhin e makinës, por po qëndronte në sediljen e pasme të mjetit ditën e ngjarjes.

Kanë kaluar 4 ditë nga zhdukja e 3 të rinjve dhe ende nuk ka asnjë shenjë prej tyre, ndërkohë që kërkimet e policisë vijojnë ende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANKTH TEK FORMULA 1/ E fejuara e një piloti është me koronavirus
Previous article REVISTA E NJOHUR ZBULON TRADHTINË/ Neymar takohet fshehur me të fejuarën e ish-shokut të skuadrës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT