• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“VARHELYI MBËSHTETËS I PAKURSYER I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR”/ Rama: I angazhuar për një plan masiv ekonomik dhe financiar për të gjithë rajonin
Home
Politikë

“VARHELYI MBËSHTETËS I PAKURSYER I VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR”/ Rama: I angazhuar për një plan masiv ekonomik dhe financiar për të gjithë rajonin

7 October, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur disa herë mirënjohjen dhe falënderimet komisionerit europian për zgjerimin Oliver Varhelyi i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare pas prezantimit të progres-raportit. Rama ka zbuluar në konferencën e përbashkët për shtyp, se komisioneri europian është angazhuar në vetë të parë për një plan masiv ekonomik dhe financiar për të gjithë rajonin.

“Doja të shprehja një kënaqësi të veçantë për vizitën e sotme të komisionerit Varhelyi i cili ka qenë i pranishëm në vendin tonë dhe në ditë të vështira, nga të parët që na u gjendën në krahë, duke ardhur këtu për të shprehur solidaritet me të gjitha familjet e goditura rëndë nga tërmeti. Nga ana tjetër kënaqësia është e veçantë sepse qysh në sekondën e parë të fillimit të punës, komisioneri ka qenë mbështetës i pakursyer i të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë në procesin e përshpejtimit të rrugës të çeljes së dyerve për të negociuar anëtarësimin në BE dhe siç do ta thotë vetë sot nuk është mjaftuar aspak me këtë aspekt të marrëdhënies së BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut por është angazhuar në vetë të parë për një plan masiv ekonomik dhe financiar për të gjithë rajonin. Dua të falënderoj për praninë e tij, mbështetjen e tij, mënyrën e qasjes efikase ndaj çështjeve dhe për ndershmërinë e tij në thënien e gjërave ashtu siç janë qoftë kur duhet të na i thotë ne, qoftë kur duhet t’i thotë për ne në Bruksel”, deklaroi kryeministri.

Rama tha më tej se bashkëpunimi me komisionin ka dhënë fryte të veçanta. “Patjetër që në të gjitha ato aspekte që lidhen me objektivat e përcaktuara nga komisioni për çuarjen përpara të axhendës së integrimit ne kemi vazhduar të shkojmë përpara në bindje të plotë që duhet t’i bëjmë të gjitha këto, reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, etj dhe jo pse na i kërkon Parisi, Brukseli por se është objektiv për fëmijët tanë”, u shpreh ai.

Kryeministri e lidhi planin e ri ekonomik me Shengenin rajonal. Sipas tij, plani i ri ekonomik është një mundësi e jashtëzakonshme e re që krijohet nga ky komision i ri europian që ka ardhur me një qasje të re.

“Ky plan është një provë konkrete e prekshme e shumë arsyeve të mira dhe e një bindjeje të madhe që qëndron në vizionin e Shengenit rajonal. Vizioni i një rajoni ku zhvillimi përmes bashkëpunimit është e vetmja rrugë për të dalë në një tjetër hapësirë dhe për t’i lënë gjeneratave të tjera një Shqipëri dhe një rajon shumë më të mirë. Në plan ka shumë aspekte por aspekti kryesor i përgjithshëm është që plani do na ndihmojë që të integrohemi gradualisht si rajon me tregun europian, paralelisht me procesin e integrimit. Së fundi dua që të kujtoj se komisioneri, KE nuk kanë qenë këtu thjesht për të na ngushëlluar dhe për t’u solidarizuar në momentet e tragjedisë, nuk kanë qenë këtu thjesht as në konferencën e donatorëve, nuk kanë qenë këtu as thjesht dhe vetëm përmes komisionit për të vazhduar implementimin e programit të rindërtimit për shkollat dhe monumentet e kulturës dhe megjithëse COVID-i i goditi të gjithë, komisioneri ka qenë telefonata e parë nga jashtë, nga BE për të më garantuar që BE, Komisioni do të jetë pranë Shqipërisë, rajonit edhe në këtë fazë pavarësisht vështirësive. Kështu ka ndodhur. Jemi në një moment ku marrëdhëniet me KE kanë një konkretësi shumë të madhe. Rruga jonë e përbashkët me KE me BE nuk është thjesht rruga e hapave në reforma por dhe rruga e ndërtimit të një ekonomie të re të rajonit, rruga e gjithë rrjetit lidhës të rajonit e me të tjera”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTEGRIMI NË BE/ Varhelyi: Kam sjellë lajme të mira për shqiptarët, e kemi seriozisht politikën e zgjerimit
Previous article SHTOHET ANKTHI TEK VLLAZNIA/ Ja përgjigjia e testit për COVID-19 e zv.trajnerit Plori...

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT