• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHENGENI BALLKANIK/ Hiqet kufiri për bujqësinë, Çuçi: Do rrisë shkëmbimet mes vendeve
Home
Politikë

SHENGENI BALLKANIK/ Hiqet kufiri për bujqësinë, Çuçi: Do rrisë shkëmbimet mes vendeve

7 October, 2020 Delo.autor Politikë

Produktet bujqësore shqiptare nuk do të kenë pengesë për të kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet atje do të njohin certifikatat fitosanitare ose analizat e bëra në Shqipëri.

Këto e mundeson marrëveshjae firmosur nga Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi dhe homologut maqedonas Arjanit Hoxha, e cila do të lehtësojë tregtinë mes vendeve. Marrëveshja është finalizimi i një pune të nisur rreth një vit më parë nga ministrat e të dy qeverive.

“Është një marrëveshje shumë e rëndësishme sepse krijon një korridor të lirë për të gjitha produktet bujqësore nga të dyja drejtimet duke hequr pengesën e  barrierave të tepërta dhe dyfishe të analizave fitosanitare që ju bëhen produkteve bujqësore. Kjo marrëveshje bën të mundur që çdo ngarkesë me produkte bujqësore që shkon nga Shqipëria në Maqedoni dhe anasjelltas nuk do të ketë nevojë që në kufijtë reciprok të bëhen analiza shtesë, pasi për produktet shqiptare do të njihet certifikata fitosanitare e Shqipërisë, njësoj edhe në Maqedoninë e Veriut, e njëjta edhe për produktet që vijnë nga MV”, u shpreh ministri Çuçi.

“Është një hap i rëndësishëm drejt heqjes për të gjitha barrierat , për produktet sidomos për ato që afatin e kanë pasur shumë të shkurtër ndërkohë që kanë pritur edhe 48 orë në kufi”, tha ministri i Maqedonisë së Veriut Arjanit Hoxha.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje për njohjen e certifikatave fitosanitare për produktet bujqësore mes vendeve, për ministrin Çuçi është një hap më tej drejt shengenit rajonal.

“Duke lehtësuar qarkullimin dhe duke njohur analizat e laboratorëve të akredituar, është edhe një hap më tej drejt asaj iniciative strategjike për zhvillimin e Ballkanit perëndimore siç është shengeni ballkanik”, tha Çuçi.

Pjesë e diskutimeve Çuçi tha se do të jetë edhe marrëveshja për qarkullimin e kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore, si dhe finalizimi i marrëveshjes për peshkimin në Liqenin e Prespës dhe të Ohrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Lleshaj pret ministrat e kabinetit suedez: Po punojmë për një polici sa më profesionale
Previous article KONFLIKTI AZERBAJXHAN-ARMENI/ Irani paralajmëron për "luftë rajonale" pas përleshjeve në Nagorno-Karabak

Delo.autor

Postime të ngjashme

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni Politikë

"NUK ZGJATET ME DHUNË..."/ Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër… Breaking News

"THONJTË E POLITIKËS SË DËSHTIMIT PO DALIN NË PAH"/ Rama: Protesta e bukur ia ka lënë vendin filmit të vjetër…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT