Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar sot për 49 raste të reja me koronavirus.
Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe tri viktima, duke e çuar në 638 numrin total të viktimave.
Autoritetet shëndetësore kanë raportuar sot edhe për 92 persona që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive janë edhe 1,157.
Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,938 të prekur me COVID-19.