• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FËMIJËT I LA NË GJUMË, SHKOI ME TË DASHURIN NË DASMËN E MOTRËS”/ Vjehrra tregon peripecitë me nusen e djalit
Home
Aktualitet
Kronikë

“FËMIJËT I LA NË GJUMË, SHKOI ME TË DASHURIN NË DASMËN E MOTRËS”/ Vjehrra tregon peripecitë me nusen e djalit

7 October, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 të autores Evis Ahmeti u trajtua historia e braktisjes së dy fëmijëve të mitur 5 dhe 4 vjeç nga nëna e tyre. Historia u rrëfye nga gjyshja e cila kërkon ndihmë për të rritur mbesat.

Evis Ahmeti: Si u njoh djali juaj me bashkëshorten?

Vera: Të them të drejtën kur djali u martua me këtë femër nuk e kam pranuar dhe ai u largua me qera. Nuk e pranova sepse ajo kishte qenë e martuar dhe kishte dy fëmijë të tjerë të cilët i kishte braktisur.

Evis Ahmeti: Kishin konflikte mes tyre pas martesës?
Vera: Jo nuk kishin, por pasi erdhi në jetë vajza e madhe unë i kërkova djalit të vinin të jetonim bashkë të gjithë.

Evis Ahmeti: Po si lindën problematikat?
Vera: Nëna e Blerinës nuk e donte djalin tim fare, e shanin dhe e ofendonin pafund. Nga ajo krushqi nuk kam pirë një kafe.

Evis Ahmeti: Paska qenë një martesë dhe krushqi problematike?
Vera: Po sepse as ata nuk na donin as ne nuk i donim, dolën fjalët e vjehrrës së djalit pasi ajo thoshte që do të shkatërroj deri në fund.

Evis Ahmeti: Si ishte marrëdhënia jote me nusen?
Vera: Kisha një marrëdhënie shumë të mirë, flisnim me njëra-tjetrën shumë, djali ishte gjithë kohën në punë dhe unë mundohesha që ta respektoja.

Evis Ahmeti: Si iku?
Vera: Gjithë konflikti nisi nga martesa e motrës së Blerinës, e cila kishte ceremoninë e martesës dhe djali im i tha se nuk do shkosh se ata nuk e donin djalin tim dhe ky i tha që pa mua pse do shkosh.

Evis Ahmeti: Çfarë bëri Blerina a shkoi?
Vera: Ajo i la në gjumë dhe u largua pa fëmijët.

Evis Ahmeti: E mban mend momentin kur ka ikur Blerina?

Vera: Po ishte mbasdite unë po kthehesha nga puna, fëmijët po i lante goca ime në tualet, ajo ishte larguar pa thënë. Djali ishte në gjumë dhe kur u çua u shokua.

Evis Ahmeti: Cfarë bëtë ku e kërkuat?
Vera: Po shkuam te familja e Blerinës, por ajo nuk ishte aty, ishte te gjyshja e saj dhe në dasmën e motrës ajo shkoi me të dashurin në dasmë. Si ka mundësi që familja e babait e pranoi Blerinën me të dashurin?

Evis Ahmeti: Po fëmijët kush i mori?
Vera: Ajo fëmijët i hodhi te shkallët dhe vajza e vogël u dëmtua dhe ata si familje na u turrën për të na rrahur.

Evis Ahmeti: Keni zbuluar veprime të turpshme nga Blerina në syrin e fëmijëve?
Vera: Po është e vërtetë, ajo dilte në ballkon dhe përballë fëmijëve dhe bënte veprime të turpshme në syrin e tyre.

Vera: Djali kishte dalë në foto me gocën e xhajes, edhe ai i dashuri Blerinës qëllimisht ngacmoi gocën e xhajes, djali të nesërmen e gjuajti me grushta sepse nuk mundi dot ta duronte ofendimin që i bëri ai.

Evis Ahmeti: Çfarë bëtë ju pasi u largua Blerina?
Vera: Ne njoftuam policinë, sepse në shtëpinë tonë lindën debate pas ikjes së saj. Ne njoftuam policinë, por debatet mes këtyre të dyve kanë qenë edhe për tradhëti.

Evis Ahmeti: Ka pasur ndonjëherë Blerina urdhër mbrojtje?
Vera: Po sepse ngaqë një herë humbi vajza e vogël dhe ne po e kērkonim, vajza ishte me Blerinën dhe djali e goditi me një shpullë, për këtë shpullë ajo mori urdhër mbrojtje.
Vera: Blerina bënte veprime të turpshme dhe vajzat më tregonin dhe shpreheshin që Blerina bënë gjëra të tilla, por unë nuk ja vura kurrë në vesh djalit tim.
Evis Ahmeti: Cilat ishin fjalët e mbesës që ti tha pas asaj që pa nga nëna e saj?
Vera: Mbesa më tha që nëna unë do hidhem nga ballkoni sepse mami im bënë veprime të turpshme.
Vera: Jam shumë e lënduar, sepse ata fëmijë mezi i rris dhe ata flenë në tokë pa ngrënë, pa rroba,p a asgjë!

Evis Ahmeti: Çfarë keni denoncua u për Blerinën?
Vera: Denoncuam braktisjen e fëmijëve nga ana e asaj. Prokuroria e thirri Blerinën por asgjë deri më sot

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË FIER/ Greku gjendet pa shenja jete nga bashkëshortja në oborrin e shtëpisë. Detajet e para të policisë
Previous article E RËNDË/ Mediat në Kosovë: Ramush Hardinaj rreh gruan. Reagon Anita: Ja si është e vërteta (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT