Rastet totale Covid në botë kanë tejkaluar 36 milionë kurse viktimat janë mbi një milion.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë më të prekurat dhe kanë tejkaluar 7.5 milionë infeksione dhe gati 211 mijë vdekje, nga të cilat mbi 33 mijë vetëm në shtetin e New York-ut.
LEXO EDHE:
Covid/ Kosova regjistron 3 viktima dhe 34 raste të reja infeksioni
Kufizime të reja në New York
Guvernatori Andrew Cuomo ka urdhëruar mbylljen e aktiviteteve jo-thelbësore dhe ka vendosur kufizime në tubime, madje edhe në vendet e adhurimit dhe në zonat e qytetit që po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, gjithashtu shkollat tashmë janë mbyllur. Në të ashtuquajturat ‘zona të kuqe’ vetëm aktivitetet thelbësore do të jenë në gjendje të funksionojnë dhe në vendet e adhurimit kapaciteti do të jetë i kufizuar në 25% të totalit për një maksimum prej 10 personash.
India nuk gjen qetësi, regjistron gjithsej 6.75 milionë të prekur
India ka regjistruar 72,049 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e vendit në 6,75 milionë. Të dhënat e lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë llogarisin gjithashtu 986 vdekje në 24 orë, për një numër total prej 104 mijë viktimash Covid.
Brazili gati 5 milionë raste
Brazili ka regjistruar 819 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 147,494, ndërsa numri i infeksioneve është afër 5 milionë raste.
Sipas të dhënave të lëshuara në buletinin më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, me 41,906 infeksione të reja koronavirusi të regjistruara ditën e fundit, shteti i Amerikës së Jugut arrin gjithsej 4,969,141 raste të konfirmuara.
Shifrat konfirmojnë Brazilin, me 210 milion banorë, si vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara dhe i treti me numrin më të lartë të infeksioneve në botë, pas Indisë.


