• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA SFIDAT E OSBE TEK INTEGRIMI I SHQIPËRISË/ Rama: Do iu shtrëngojmë darën kriminelëve, së shpejti do të kemi…
Home
Politikë

NGA SFIDAT E OSBE TEK INTEGRIMI I SHQIPËRISË/ Rama: Do iu shtrëngojmë darën kriminelëve, së shpejti do të kemi…

7 October, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila do të jetë kryesuesja e radhës e OSBE. Gjatë konferencës për shtyp, pas takimit, Rama zbuloi temat kryesore që janë diskutuar, që nga sfidat e OSBE, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE e deri të lufta ndaj krimit të organizuar.

Teksa vlerësoi projektet e bashkëpunimit me Suedinë, kryeministri shqiptar tha se “Jemi shumë të lumtur që së shpejti do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm dhe shpresojmë që kjo do të vlejë për të promovuar drejtpërdrejt vendin tonë në vendet nordike, por edhe për tërhequr investimet në Shqipëri”.

Më tej, i pari i qeverisë shqiptare paralajmëroi edhe bandat kriminale shqiptare që veprojnë në Suedi, dhe që vijojnë të kenë lidhje edhe në Shqipëri, që do të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve për t’iu shtrënguar darën.

“Vitin e ardhshëm Suedia merr kryesinë e OSBE. Suedia është një partnere e angazhuar e Shqipërisë në procesin e integrimit. Kemi folur për temat e OSBE. Me Anën kemi prej disa muajsh një kontakt të vazhdueshëm dhe një bashkëpunim të shkëlqyer për të nxitur një zgjidhje me dialog në Bjellorusi, por nga ana tjetër në funksion të stafetës së kryesisimit të OSBE kemi një diskutim konstant mbi të gjitha temat, që janë jo të lehta, por që fatmirësisht kemi një qasje 100% të dakordësuar. Jemi duke diskutuar së bashku edhe për atë që është një sfidë e madhe e kryesisë së OSBE, por është edhe një gur themeli në vazhdimin e punës së OSBE, që është përzgjedhja e drejtuesve të lartë të organizatës, pas asaj që ndohi me rrëzimin e paketës së parë të kandidaturave, diçka e pandodhur ndonjëherë në historinë e OSBE, dhe patjetër edhe për këshillin ministror të OSBE në Tiranë në fillim të dhjetorit, ku Ana do të jetë prezentë, edhe si marrja e stafetës së OSBE.

Kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin me Suedinë në aspektin e integrimit evropian, që është një proces ku miqtë tanë suedezë janë plotësisht mbështetës dhe të angazhuar që ta shtyjnë përpara procesin, por edhe në aspektin e bashkëpunimit bilateral, ku kemi arsye të jemi shumë mirënjohës për Suedinë, që i ka qëndruar Shqipërisë pranë në gjithë këto vite, si një mik i vërtetë. Projektet e bashkëpunimit me Suedinë kanë sjellë gjithmonë cilësi, mësime dhe kanë vlejtur për të hedhur hapa më tej. Jemi shumë të lumtur që së shpejti do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm dhe shpresojmë që kjo do të vlejë për të promovuar drejtpërdrejt vendin tonë në vendet nordike, por edhe për tërhequr investimet në Shqipëri. Kemi diskutuar edhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe krimit të organizuar. Jemi të gatshëm që të çojmë në Suedi oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët suedezë dhe të shtrëngojmë darën për elementet kriminalë, në rrjetet e krimit të organizuar në Suedi që janë nga Shqipëria dhe që kanë lidhjet e tyre këtu”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS NGATËRRO..."/ Rama: Ligji i medias do të kalojë sipas rekomandimeve të OSBE-së! Nuk u mbyll gojën gazetarëve
Previous article BASHA "NGEL" SËRISH NË MATEMATIKË/ E korrigjon taksisti: Nuk janë aq taksi o Kryetar

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima Aktualitet

VRASJA E 21-VJEÇARIT NË KORÇË/ Zbardhet dëshmia e autorit, shkak ngacmimi i të dashurës nga viktima

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut Aktualitet

VRAU SHOKUN E TIJ/ Arrestohet pas disa orësh autori i dyshuar, Kristjan Sterjo! Momenti i shoqërimit të të riut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT