• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EUROSTAT: BE importoi nga Shqipëria 5.7 milionë euro maska gjatë pandemisë, por rekordin në rajon e mban Maqedonia
Home
Ekonomi

EUROSTAT: BE importoi nga Shqipëria 5.7 milionë euro maska gjatë pandemisë, por rekordin në rajon e mban Maqedonia

7 October, 2020 s.autor Ekonomi

Mbyllja e papritur e marsit, teksa Shqipëria dhe gjithë Europa po përpiqeshin të frenonin pandeminë e koronaviruesit i vuri gjithë bizneset në vështirësi.

Industria e tekstileve, eksportuesi më i madh në vend, u gjend përballë anulimit të porosive nga partnerët e huaj, kryesisht ata italianë.

Por, me ndryshimin e menjëhershëm të situatës, një shans u shfaq në horizont. Kërkesa për maska u rrit ndjeshëm nga të gjitha vendet. Mimoza Vojka, administratore e SAM, kompanisë së prodhimit të veshjeve sportive, pohoi se pas fillimit të karantinës, me porositë që u lanë pezull nga kompanitë partnere, ajo filloi të mendonte se si jo vetëm ta tejkalonte krizën, por dhe të kapte momentin dhe ta kthente atë në një mundësi.

“Brenda javës filluam të prodhonim maska për përdorim të brendshëm”, pohoi ajo. Vojka shton se për pesë javë (prill-maj) SAM realizoi prodhimin e 1.1 milionë maskave nga Franca, Belgjika, Holanda, Anglia, me çmime të kënaqshme, duke bashkëpunuar edhe me 7 sipërmarrje të tjera në vend. Porositë ishin deri për 3 milionë maska, por një sasi e tillë ishte përtej kapacitetit të kompanisë.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se gjatë 7 muajve të parë të vitit, shtetet e Bashkimit Europian kanë importuar nga Shqipëria rreth 5.7 milionë euro maska, nga vetëm 316 mijë euro që kishte qenë ky import për gjithë vitin 2019. Siç shihet nga grafiku, rritja ishte e fortë në prill, maj, duke kulmuar në qershor, ndërsa në korrik shihet një rënie e tyre.

Shtetet kryesore që kanë importuar maska nga Shqipëria janë Italia (2.8 mln euro), Greqia (1 mln euro), Franca (900 mijë euro), Gjermania (976 mijë euro) dhe Belgjika (278 mijë euro), sipas Eurostat.

Por, të dhënat për gjithë rajonin tregojnë se bizneset shqiptare nuk arritën ta shfrytëzonin menjëherë këtë mundësi, ndonëse industria tekstile është shumë e përhapur në vend dhe zë një peshë të konsiderueshme të eksporteve, me rreth 20% të totalit, sipas të dhënave të INSTAT.

Në 7 muajt e 2020, eksportet totale të tekstileve shqiptare ishin rreth 250 milionë euro, dhe maskat zinin më pak se 3% të tyre.

Nga shtetet e rajonit, Maqedonia ka arritur që të shfrytëzojë më shumë nga të gjithë kërkesën e vendeve të BE-së. Importet e vendeve të BE-së të maskave të prodhuara në Maqedoni arritën në gati 17 milionë euro për periudhën janar korrik 2020, nga 180 mijë euro në gjithë vitin 2019. Më pas renditet Serbia me 13.4 milionë euro dhe Bosnja me 11.2 milionë euro. Shqipëria është e katërta në “garën e Ballkanit Perëndimor ” për të furnizuar BE-në me maska (shih grafikun).

Eurostat njoftoi se vendet e Bashkimit Europian importuan rreth 14 miliardë euro maska gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti. Shteti kryesor nga erdhën maskat ishte Kina, me 93.2% të totalit, e ndjekur nga Vietnami me 2%, Hong Kongu me 1%. Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Tunizia, me 0.75 secila dhe shtetet e tjera me 2.5%.

Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUSHATË QË NUK ËSHTË PARË KURRË NË AMERIKË/ Një kandidat i infektuar, hakerë, akuza e “marrëveshje historike”
Previous article "A JANË RRITUR"/ Rama krahason 2006 me 2021: 56% më shumë fond të pagave në sektorin publik

s.autor

Postime të ngjashme

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik Ekonomi

SHPËRBLIMI I PENSIONISTËVE/ Qeveria zbardh listën: Ja 11 kategoritë që marrin bonusin në korrik

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT