Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e mërkurë 7 tetor, janë konfirmuar 15 fluturime në destinacione të ndryshme.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀
Sipas njoftimit të TIA-s, lejohen të udhëtojnë, rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët me dokumente të veçanta. ⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Mërkurë datë 7.10.2020 janë:⠀⠀
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
SkyUP – Kiev – Tiranë dhe kthim
Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Belavia – Minsk – Tiranë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim
EasyJet – Tiranë – Milano dhe kthim


