Kryeministri Edi Rama u shpreh se pa investimet e Partneritetit Publik Private nuk do të kishte shërbime cilësore, që sipas tij qytetarët marrin sot.
Në komunikimin me gazetarët, kryeministri Edi Rama tha se ato investime të privatit qeveria i shlyen pjesë-pjesë.
I vetëdijshëm se ka nevojë për më shumë, kryeministri deklaroi se për shëndetësinë në këto vite është bërë saç nuk është bërë në shumë vite.
“Sa i përket PPP, unë ju ftoj ta kuptoni që ato janë investime të privatëve që shlyhen pjesë-pjesë nga shteti. Nuk janë para të shtetit që i jepen privatit. Nëse nuk do të kishim këto investime nuk do ti jepnim ato shërbime. Sot do të kishim një situatë si dje, ku lindjet e nënave të reja do të vazhdonin të bëheshin me pinca të dashurisë shqiptaro-kineze. Pra kemi kaluar nga kushte kafshërie në kushte njerëzie.
Ka spitale që kanë akoma nevojë për ndryshime. Kemi nevojë për spitale të reja, por për herë të parë po ndërtohen spitale në Shqipëri. Sa i përket shëndetësisë në 7 vjet ne kemi bërë ca nuk është…vini vite sa të doni, 30-40-50-100 vjet sa të doni”, deklaroi Rama.


