• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKADIMI I KARTAVE ID/ Lleshaj THIRRJE qytetarëve: Aplikoni sa më shpejt, evitoni radhët e fundvitit, mund ta bëni në çdo zyrë
Home
Sociale

SKADIMI I KARTAVE ID/ Lleshaj THIRRJE qytetarëve: Aplikoni sa më shpejt, evitoni radhët e fundvitit, mund ta bëni në çdo zyrë

6 October, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka bërë thirrje qytetarëve  që të aplikojnë sa më shpejt për kartat e identitetit që të evitojnë radhët dhe grumbullimet e fundvitit.

Lleshaj thekson se shtyrja e afatit të skadimit të kartave s’mund të vijojë pafundësisht, prandaj qytetarët duhet të aplikojnë.

Ai shton se qytetarët mund të aplikojnë ku të dëshirojnë, në çdo zyrë aplikimi pavarësisht vendbanimit pasi të gjitha janë të hapura në gjithë Republikën.

FJALA E SANDËR LLESHAJT

Te kjo zyrë aplikimi sot në Tiranë po shohim procesin e pajisjes së qytetarëve me karta ID. Është me shumë rëndësi të theksojmë nevojën që ka për përshpejtimin e procesit të aplikimeve.

Dihet që për arsye të pandemisë afati i vlefshmërisë së kartave ID, që përfundonin në vitin 2019 u shty për arsye të pandemisë dhe kjo shtyrje nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Arsyeja e kësaj thirrjeje lidhet me nevojën që qytetarët duhet të aplikojnë sa më shpejt për të evituar grumbullimet dhe radhët e shtuara në fund të vitit.

Shumë shërbime që tashmë kryhen online, janë të lidhura me vlefshmërinë e kartës ID. Dalja e kësaj karte jashtë afateve të vlefshmërisë bën që shumë shërbime të vështirësohen.

Ndaj iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të përshpejtojnë për t’u afruar tek zyrat e aplikimit me qëllim që të pajisen me kartë në kohën e duhur dhe të evitojnë grumbullimet të cilat fatkeqësisht na ndodhin, sidomos në fund të viti.

Qytetarët në kuadër të lehtësimeve që janë bërë nga Ministria e Brendshme, mund të riaplikojnë për kartën e identitetit në çdo zyrë aplikimi në territorin e RSH. Ndryshe nga sa më parë ku riaplikimi lejohej vetëm në zyrën e aplikimit përkatëse. Kjo do të thotë që mundësitë për të riaplikuar janë të mëdha. Ndërkohë që investime të rëndësishme janë bërë në drejtim të pajisjes, përmirësimit të kushteve dhe krijimit të mundësive për aplikim në kushte optimale.

Ndaj edhe njëherë vlen thirrja që shfrytëzoni të gjitha zyrat e aplikimit në të gjithë vendin, të cilat janë të hapura për të lehtësuar sa më shumë procesin e aplikimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR VENDIMIN/ Maqedonia e Veriut hap KUFIRIN me Shqipërinë dhe TRE shtete të tjera
Previous article BE SQARON SHQIPTARËT/ Çfarë është ETIAS-i dhe cilat do jenë ndikimet e zbatimit për qytetarët që udhëtojnë në zonën Shengen

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit Aktualitet

VIDEOLAJM/ Policia qëllon me plumba manovër protestuesit

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish Aktualitet

POLICIA "RRETHON" BULEVARDIN/ Protestuesit shpërndahen në zona të tjera, gazetari: Efektivët me sjellje rrugaçërish

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen Aktualitet

NISIN TENSIONET/ Policia hedh gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Studentët rezistojnë, nuk tërhiqen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT