Një aksident ka ndodhur në Lin të Pogradecit, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Sipas informacioneve goditja ka qenë e fortë dhe kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilat po transportohen drejt spitalit. Akoma nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në aksident.
Nga aksidenti ka pasur dëme të shumta materiale.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



