• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON Balla: Dekreti i Kodit mund të rrëzohet. Në 25 prill Meta dhe Luli do marrin ndëshkim
Home
Politikë

PARALAJMËRON Balla: Dekreti i Kodit mund të rrëzohet. Në 25 prill Meta dhe Luli do marrin ndëshkim

6 October, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se me shumë mundësi kreu i shtetit do ia kthejë Parlamentit ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor që u miratuan këtë të hënë.

Ndërkaq, Balla ia ktheu që sot përgjigjen e Parlamentit, Presidentit Ilir Meta. Në një intervistë në emisionin Opinion, Balla u shpreh se Kuvendi do e rrëzojë dekretin e Presidentit.

Balla: Sjellja e këtij individi s’është sjellja që përcakton Kshtetuta për rolin e presidentit.

Presidenti të marrë nesër në mëngjes ndryshimet që do t;i cojë Kuvendi, dhe ka mundësinë që ti kthejë e s’kam asnjë dyshim që brenda fatit 20 ditor do i kthejë dhe unë po ja them që sapo Kuvendi të informohet shumica parlamentare do ta refuzojë e do e rrëzojë dekretin, e kjo pastaj shkon në 25 prill ku unë jam shumë i sigurtë, që Ilir Meta, një sherrxhi 30 vjecar i kësaj politike do marrë një super ndëshkim bashkë me aleatin e tij të ri Lulzim Basha që tre vite më parë angazhohej se ‘shpk e Ilir Metës do e conte për skrap’”.

Sipas Ballës, “PS do jetë forca e parë politike me më shumë se 74 mandate”, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

A ka marrëveshje të heshtur të socialistëve me Bashën? Çfarë thotë Taulant Balla

A janë këto ndryshime të Kodit Elektoral një marrëveshje e heshtur e socialistëve me kryedemokratin Lulzim Basha? Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist, u pyet drejtpërdrejt nga analisti Lorenc Vangjeli në emisionin Opinion në Tv Klan.

Balla nuk dha një përgjigje të prerë për këtë pyetje direkte, por u shpreh se nuk është në synimin e tyre që të krijojnë sistem bipolar në vend.

Lorenc Vangjeli: A keni një marrëveshje në distancë qoftë të heshtur qoftë pa zë me z.Basha? Sepse mua më ngjan që Kodi i ri Zgjedhor është një lloj përkthimi i marrëveshjes së Majit të 2017. Pra jo koalicionet, PD në të dyja rastet ishte në rrugë, dhe viktima janë të gjitha partitë e tjera. Dhe ju synoni edhe me këtë kod, në distancë ose jo, të instaloni përfundimisht një sistem bipolar në Shqipëri.

Taulant Balla: Bie poshtë sepse ne kemi një prag elektoral shumë të vogël që u mundëson partive të vogla ta kapin atë prag. Nëse Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike është i njëjti Lulzim që ka qenë në 17 Maj i cili ka kërkuar heqjen e koaliconieve, është po ai, padyshim që kjo ka ndodhur. Kjo formë koalicionesh që kemi sot ishte detyrim që buron nga hapja e listave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS HARRONI ÇADRËN/ Rrebeshe shiu dhe shtrëngata! Parashikimi i motit për ditën e sotme
Previous article GJYKATA E LARTË AMERIKANE NIS SESIONIN E RI/ Nga çështja Oracle-Google tek ligji "Obamacare", ja sfidat e mëdha përpara

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT