• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U VRANË PËR PARCELAT E HASHASHIT? Zbulohen FOTOT e dy kushërinjve të zhdukur në Malësi të Madhe
Home
Aktualitet
Kronikë

U VRANË PËR PARCELAT E HASHASHIT? Zbulohen FOTOT e dy kushërinjve të zhdukur në Malësi të Madhe

5 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Publikohen fotot e shtetasve Vilson Çutaj nga Bajza e Malësisë së Madhe 37 vjeç, Klement Pepaj 21 vjeç nga fshati Vrith. Këta dy dyshohet se janë shtetasit që mund të jenë vrarë edhe pse trupat e tyre nuk janë gjetur ende nga policia.

Kujtojmë që shtetasit e sipërpërmendur sëbashku me kushëririn tjetër Danjel Pepaj 25 vjeç janë denoncuar të zhdukur nga familjet e tyre.

Shkodra 2
Shkodra

Ky i fundit dyshohet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e shtetasve Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Sherri mes tyre dyshohet se ka nisur për kultivimin e canabis sattiva në fshatin Vuç Shkurtaj të Malësisë së Madhe, një zonë e shpopulluar thuajse dhe me shumë pak banorë dhe një zonë me një reliev të vështirë malor e përshtatshme për kultivimin e canabisit.

Klement Pepaj e ka kushëri shtetasi Vilson Çutaj, djali i dajës së babait ndërsa të dy dyshohen si të vrarë. Nga ana tjetër Danjel Pepaj është kushëri me shtetasin Klement Pepaj duke qenë se gjyshërit e tyre janë djem xhaxhallarësh ndërsa edhe shtëpitë i kanë rreth 300 metër larg njëri-tjetrit. Të tre këta shtetas dyshohet se kanë patur parcela me canabis dhe ditët e fundit mes tyre ka nisur një debat duke akuzuar njëri-tjetrin se kanë vjedhur sasi canabisi nga parcelat.

Dy ditë më parë gjatë orëve të paradites dyshohet se shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj kanë marrë në fshatin Bajzë shtetasin Danjel Pepaj dhe e kanë mbajtur peng për disa orë ndërsa dyshohet se edhe e kanë rrahur. Më tutje në orët e pasdites vonë tre shtetasit janë takuar sërish në një lokal të fshatit Vrith dhe aty kanë debatuar përsëri. Që mbrëmjen e 3 tetorit të tre shtetasit janë zhdukur nga ku mendohet se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj mund të jenë vrarë dhe trupat e tyre janë zhdukur ndërsa shtetasi i dyshuar si i përfshirë në ketë ngjarje Danjel Pepaj mendohet se mund të ketë kaluar kufirin drejt Malit të Zi përmes zonës kufitare malore në Malësinë e Madhe.

Deri vonë pas debatit të lokal lokacioni i celularëve ka treguar se njëri nga të dyshuarit si i vrarë ndodhej në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe dhe tjetri në fshatin Razëm. Më pas edhe vendnodhja përmes GPS të celularëve nuk ka funksionuar më. Forca te shumta policie kanë qenë ditën e djeshme në fshatin Vrith por deri më tani efektivët nuk kanë arritur që të gjejnë trupat që mendohet se janë vrarë dhe zhdukur po ashtu as personin e përfshirë Danjel Pepaj.

Përveç tij policia dyshon se ka edhe shtetas të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar në zhdukjen e Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj. Vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar për policinë në dëshminë e tij se sherri ka nisur për një femër por policia nuk e beson këtë version dhe dyshimet e forta janë për shkak të kultivimit të canabisit. Janë marrë në pyetje edhe të afërm të tjerë dhe banorë të zonës por kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për këtë ngjarje. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYEKOMISIONERI I RI I SHTETIT PËR ZGJEDHJET/ Ilirjan Celibashi, rikthimi i juristit të njohur në krye të KQZ
Previous article NGA JOHNSON TEK TRUMP/ Skeptikët ndaj COVID-19 që më pas u sëmurën

s.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme Aktualitet

VELIAJ ME RAPORT MJEKËSOR/ Shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT