Gjykata e Kukësit ka liruar shoferin dhe biznesmenin e kapur në të njëjtën makinë me Fjolla Morinën, raporton “Shqiptarja.com”.
Të lirë janë lënë Fsnik Syla dhe Fitim Muji, të cilët më parë ishin caktuar me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ata janë lënë të lirë, pasi në armët e gjetura në makinën e këngëtares nuk janë gjetur shenja gishtërinjsh të dy personave.


