Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Partinë Demokratike teksa ka dhënë lajmin për përfundimin e segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës.
Rama thotë se tashmë shkodranët do ta gëzojnë këtë rrugë turistike që u erdhi nga ata që se pritën, pasi votuan për 30 vite ata që i lanë pa rrugë.
“Ja ku përfundoi edhe shtrimi i segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës, ku pritëm një vit e kusur bashkinë e Shkodrës të plotësonte dokumentet e shpronësimeve dhe e hëngra edhe unë baltën ekstra të sharjeve e të akuzave këtu, që “u vodh rruga” meqenëse nuk e mbaronim dot nga halli i Molotanës.
Tani sistemimet e fundit, sinjalistika dhe ta gëzojnë shkodranët këtë rrugë turistike që u erdhi rruga kah s’e pritën, pasi votuan 30 vjet ata që i lanë pa rrugë.
***së shpejti hapim Shëngjin – Velipojën dhe garën ndërkombëtare për Milot – Muriqanin, që e bën Shkodrën pjesë të aksesit në Korridorin Blu”, shkruan Rama.
👉 Ja ku përfundoi edhe shtrimi i segmentit të mbetur nga rruga e re e Velipojës, ku pritëm një vit e kusur bashkinë e Shkodrës të plotësonte dokumentat e shpronësimeve dhe e hëngra edhe unë baltën ekstra të sharjeve e të akuzave këtu, që "u vodh rruga" meqenëse nuk e mbaronim dot nga halli i Molotanës😷Tani sistemimet e fundit, sinjalistika dhe ta gëzojnë shkodranët këtë rrugë turistike që u erdhi rruga kah s'e pritën, pasi votuan 30 vjet ata që i lanë pa rrugë😅***së shpejti hapim Shëngjin – Velipojën dhe garën ndërkombëtare për Milot – Muriqanin, që e bën Shkodrën pjesë të aksesit në Korridorin Blu✌️
Gepostet von Edi Rama am Samstag, 3. Oktober 2020


